Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve në Ligjin për Skemat Pensionale, duke e cilësuar si një hap të nevojshëm për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve. Ai mbështeti kërkesat e SBASHK-ut, e cila dorëzoi në Kuvend një peticion me 20,458 nënshkrime për ndryshimin e këtij ligji. Hoti argumentoi se ligji aktual cenon të drejtat e shumë punëtorëve, veçanërisht lidhur me përvojën e punës gjatë viteve të 90-ta, dhe se të gjithë ata që kanë përmbushur vitet e duhura të punës duhet të kenë të drejtën e një pensioni dinjitoz. Ai theksoi rëndësinë që deputetët të veprojnë pa vonesa për të miratuar këto ndryshime, duke nënvizuar se është detyrë t’u sigurohet pension i merituar atyre që kanë kontribuar në kohët më të vështira për vendin.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …