Avdullah Hoti: Nuk do ta pranojë propozimin e ushtrueses së detyrës së kryetares Vjosa Osmani për drejtorin e ri të AKI-së

Kryeministri, Avdullah Hoti, thotë nuk do ta pranojë propozimin e Vjosa Osmani për drejtorin e ri të AKI-së

Kryeministri, Avdullah Hoti,  ka deklaruar per mediet se nuk do ta pranojë propozimin e ushtrueses së detyrës së kryetares ,Vjosa Osmani për emërimin 3  drejtorit të e ri të AKI-së. Ai ka thënë se emri që ajo e ka propozuar nuk e ka përvojën e nevojshme për të marrë një përgjegjësi të tillë. “Nuk jemi dakorduar. Nuk ka dakordim për personin që duhet të emërohet në pozitën e drejtorit të AKI-së. Ligji kërkon që brenda 20 ditësh nga momenti që lirohet pozita të emërohet. Nuk do të arrijmë që ta zgjedhim drejtorin në këtë mandat qeverisës. AKI-ja vazhdon punën e vet, është zëvendës-drejtoresha e cila po e kryen punën e saj plotësisht”, tha ai. Hoti ka thënë se pozita e drejtorit të AKI-së është e ndjeshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …