Avdullah Prapashtica: Mediet kombëtare që punuan në kushte lufte dhe në kushte të rënda edhe pas luftës

Avdullah Prapashtica: Mediet kombëtare që punuan në kushte lufte dhe në kushte të rënda edhe pas luftës

Urime përvjetorin “Radio Kosova e lirë”!

Radio “KOSOVA E LIRË u themeluan me 4 janar 1999 bashkë me Agjencia e lajmeve e luftës së UÇK-s “KOSOVPRES”, të cilat  bashkë me Gazetën, organ KD të LPK, të themeluar më 17 shkurt 1982 “ZERI I KOSOVËS”, i bënë dritë luftës për çlirim e për bashkim kombëtar në dekadat që shkuan, e në të cilën rrugë gjendet Kosova edhe sot!

Ju që keni vepruar në kohëra shumë të vështira me shpirt ndër dhëmbë e pa kur far ndihme dhe që edhe sot ende veproni me besnikëri në këto Organe të luftës tonë për liri, duke i qëndruar Besnik Programit të LPK të themeluar me 17 shkurt 1982, Betimit të UÇK-ës dhe Kauzës tonë kombëtare për çlirim e për bashkim kombëtar dhe për barazi e drejtësi shoqërore, meritoni mirënjohjet më të larta nga populli i juaj!

Kam besim se ju do të vazhdoni të qëndroni në këtë rrugë deri në realizimin aspiratave tona finale të çlirimit e të bashkimit tonë kombëtar brenda Federatës se Shteteve të Bashkuara Shqiptare në Gadishullin Ilirik!

Gëzuar!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …