leoni

Avdush Canaj: PESËDHJETË VJET NGA VRASJA E POETIT, ALUSH CANAJ

Avdush Canaj: PESËDHJETË VJET NGA VRASJA E POETIT, ALUSH CANAJ

Pesëdhjetë vjet më parë, pikërisht në ditën e sotme të 15 shkurtit të vitit 1972, UDB-ja jugosllave me shërbëtorët e vet, vrau poetin, Alush Canaj. E panë rrezikun nga vargjet e tij. Dhe e bënë krimin. Në agun e ditës që po lindte e trishtuar, ( më 16 shkurt), me yllin e fundit, u shua poeti. Ata që e vranë, festuan krimin në hotelin ,, Evropa” të qytetit të Gjilanit. Harruan se poetët nuk vdesin as kur i vrasin, as kur i qëllon dorë e fshehtë. Ata jetojnë në veprat e tyre. Nga aty na flasin përditë. Dhe ne e dëgjojmë atë zë lirie. Është edhe zëri i Alushit që na vjen sot si jehonë.

HARABELI

Unë jam harabeli 

 me shtëpi te zabeli.

 Me këngë bleroj barin, 

 luftoj me acarin.

 Ma tregojnë kamxhikun, 

 s`e luaj dot qerpikun, 

 as s`shkoj në shtegtim, 

 rri në vendin tim.

 Në tokën e lavdisë, 

 në zemër të Ilirisë.

 

 (1970)

 

FLAMURI MBI KULLË

Më ndjekin ujqit 

për flamurin mbi kullë.

Copa-copa do të më bajnë 

si drenushën e pafajshme, 

nëse më kapin në maje të lisit.

Ulërijnë, 

lisin duan ta rrëzojnë 

po rrënjet e tij thellë në Iliri.

Si lumi kur del nga shtrati 

zemërimi rritet e rritet, 

plasin nga inati. 

Flamuri në kullë valvitet.

(Kallnor, 1972)

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Adem Demaçi dhe projekti i tij për TV-Diellin

Mujë Hyseni: TV DIELLIT

Për mua sot qe o një ditë e mbarë U binda unë sot qe kemi …