Avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar një shkollë në veri të Rripit të Gazës, ku ishin strehuar palestinezët e zhvendosur

Avionët luftarakë izraelitë bombarduar  një shkollë në veri të Rripit të Gazës ku qëndronin palestinezët e zhvendosur ndërsa raportohet se ka shumë të vrarë dhe të plagosur, transmeton Anadolu. Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë bombarduan shkollën “Hafsa” në rajonin Al-Faluja në perëndim të kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Gazës, në të cilën qëndronin palestinezë të zhvendosur. Në sulm kanë humbur jetën shumë palestinezë, përfshirë në mesin e tyre fëmijë dhe gra. Forcat izraelite goditën gjithashtu të paktën 9 shtëpi në Beit Lahia në veri të Gazës. Në se sulme ka shumë të vrarë dhe të plagosur.  Izraeli ka vendosur në objektiv kullat e komunikimit në Gaza, ndërkohë që është  ndërprerë plotësisht komunikimi në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe në qytetin e Gazës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …