leoni

Xhevdet Smakiqi: Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit dhe djegia e IML-së, në mandatin e Qeverisë Kurti, nuk janë të rastësishme

Avokati, Xhevdet Smakqi, ka reaguar ndaj djegies se disa zyrave të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës. Shpërthimin e zjarrit në këtë institut ai e ka lidhur me marrjen në pyetje të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nga prokuroria për rastin e Astrit Deharit, i cili ndërroi jetë në mënyrë të mistershme në qelinë e paraburgimit në Prizren, me 5 nëntor të vitit 2016. Ai ka shkruar se zhdukja e mostrave të rastit Dehari dhe djegia e IML-së në mandatin e Qeverisë Kurti nuk duken “rastësi”.  Pse pikërisht në këtë moment qoftë dhe aksident i zjarrit. Instituti i Mjekësisë Ligjore si Agjenci është në varësinë e udhëqjes se Ministres se Drejtësisë, Albulena Haxhiut. Dëmet nga djegia e dokumenteve labaoratorike ne IML te rasteve nen hetime dhe atyre qe nuk janë zbardhur dëmtojnë shumë punën e Prokurorisë se Shtetit dhe arritjes se Drejtësisë se Kosovës për ti identifikuar kryesit dhe mbrojtur viktimat e krimit palët e dëmtuara. Prandaj zhdukja e mostrave te rastit Dehari dhe djegia e IML-se si dy “rastësi” ne mandatin e Qeverise Kurti nuk mund te jenë rastësi”, ka shkruar avokati Xhevdet Smakiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …