Avni Bytyqi

Avni Bytyçi: 10% i Trustit përveç përfitimit personal është edhe mësim, se taksat ndaj shtetit duhet të paguhen

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë se mos hajnia ndaj shtetit fillon kur paguhen taksat. Bytyci ka thënë se tërheqja e 10 përqindëshit ka dhënë mësim se si shoqëritë e zhvilluara paguajnë taksat ndaj shtetit. “10% i trustit përtej përfimit personal është edhe një mësim për të gjithë ne, se taksat ndaj shtetit duhet të paguhen. Shoqeritë që e kanë të rregulluar këtë pjesë e kanë shtetin e tyre të zhvilluar. Mos-hajnia ndaj shtetit fillon këtu, po ashtu edhe llogaridhënia politike. Qytetarët që i paguajn taksat nuk e tolerojnë mashtrimin edhe hajninë nga politikanët”, ka shkruar Bytyci.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …