Bedri Islami: LSI-ja është një forcë politike pa identitet politik, as e majtë as e djathtë, as e qendrës...

Bedri Halimi: INATI I MADH DHE TAKATI I VOGËL I SURROIT, NË NJË PAMFLET POLITIK (7)

Përgjithësimi i qëllimtë i Surroit rreth keqpërdorimeve individuale
Sa i përket çështjes së uzurpimeve të bëra nga individ të caktuar në periudhën e pasluftës si banesa, prona, lokale, pika karburanti etj, për këto është shkruar e stërshkruar në vazhdimësi nga kalemgjinjë të tjerë. Kështuqë Surroi në këtë drejtim është i vonuar. Por qëllimi i tij në këtë rast nuk është i rastësishëm. Ai do që këto veprime destruktive të individëve të caktuar t’i universalizoj për t’i dhënë karakterin para opinionit se çdo përfaqësues i UÇK-së është një keqpërdorues në vete. Është e qartë se individ të caktuar të UÇK – së në periudhën e pasluftës jo që e kanë arritur t’a hanë lavdinë e vet, por që kanë filluar t’a hanë edhe lavdinë e të tjerëve.
E këtë gjë, nuk mund t’a bëjnë, sepse orekset e mëdha që janë rritur te ta, do t’ia zënë frymën. Kështu që përsëri dëshira e Surroit për të qenë të gjithë pjesëtarët e UÇK-së të njëjtë: keqpërdorues, grabitës e përfitues do të mbetet e parealizuar.
Çështja e vjedhjes së votave nga PDK-ja kishte të bënte me luftën brenda llojit në Drenicë, dhe jo në tërë Kosovën. Kjo padyshim ishte një veprim i keq i PDK-së. Por Surroin nuk e votoi jo vetëm Drenica por tërë Kosova.
Nostalgjinë e Surroit nuk e kishte as Drenica as Kosova.
Më tej Surroi mundohet t’i qes karabiber tatlisë (ëmbëlsirë), duke u munduar që ta përbaltë çdo punë të arritur gjatë kohës qeverisëse të PDK-së. Kështu që ai nuk lë pa u munduar ta baltos edhe autostradën, edhe pse e pranon se: “qarkullimi i njerëzve, ndonëse më i shpejtë për 45 minuta nuk mund të shpërblejë ekonomikisht investimin e bërë”.
Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e PDK-së kur ka marrë qëndrim që t’a ndërtojë autostradën, është bazuar në ushtrimin e pushtetit, përkatësisht realizimit të premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale, përmes të cilave premtime arriti ta fitonte besimin e shumicës së votuesve. Prandaj qeveria e Kosovës e udhëhequr nga PDK nuk kishte se si dhe pse të merrte leje nga Surroi, pos tjerash edhe sepse këtë gjë PDK-së ia pamundësuan votuesit. Pra nuk ishte vetëm dëshira e PDK-së për të mos e pyetur Surroin, por ishte edhe dëshira e qytetarëve të Kosovës për të mos e përfillur atë. Dëshmi janë rezultatet e vitit 2007. Prandaj Surroit asnjë punë nuk i bie tamam, as kur shanë, e as kur lavdëron. Autostradën Surroi mund ta quaj edhe të majtë, edhe të djathtë, edhe socialiste, edhe evropiane. Si të ia dojë kokrra e qejfit. Sepse sido që të thotë, qoftë edhe nëse e shanë, ai vazhdon të ecë nëpër të. Surroi nuk ka inat në autstradë, sepse po të kishte ai nuk do të shkelte jo me këmbë po as me rrota makine nëpër të. Është mirë që nuk është kështu Surroi. Sepse nuk është shqiptar tradicional. Ai asnjëherë nuk ka qenë i tillë.
Kështu Veton Surroi vazhdon të imagjinojë gjëra dhe situata në imagjinatën e tij, ku si gjithkund, deri më të tani, që çdo gjë e ka vënë në dyshim. Ai e vë në dyshim edhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE për të cilën thotë se “nuk do të thotë se do të ndodhë”. Pra supozon. Ashtu siç supozon në të gjitha rastet, deri te ekzistimi i UÇK-së, deri te mohimi i saj si çlirimtarë, si ushtri, dhe si e Kosovës.
Gjërat që i shkruan Surroi i shkruan në stilin e njohur serb “Shta bi bilo kad bi bilo. . . ”.
Por nëse i verbëti nuk e sheh diellin, kjo nuk dmth se dielli nuk ekziston.
Xhejmi Shia për UÇK-në
Ditën e 24-të të operacioneve të NATO-s mbi RFJ-në, më 16 prill 1999, në konferencën e rregullt për gazetarët Xhejmi Shia deklaron: „Edhe përkundër barbarizmit të egër të forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë dhe ndaj njësiteve të UÇK-së, rezistenca e UÇK-së është e fortë. UÇK-ja është në gjendje të bëjë sulme mjaft efikase ndaj forcave serbe. Edhe tani numri i regrutëve të UÇK-së, është duke u rritur gjithnjë e më shumë. Sulmet e egra serbe, megjithatë nuk e kanë mposhtur rezistencën dhe organizimin e UÇK-së.
Vullnetarë të shumtë nga të gjitha anët e botës, më shumë vullnetarë se të ftuar për mobilizim, po iu bashkëngjiten njësiteve në Kosovë. Ç’do operacion i forcave serbe në Kosovë, ka rezultat shtimin e regrutëve të rinj shqiptarë në UÇK“.
Ndërkaq, më 17 prill, në selinë e NATO-s në Bruksel, zëdhënësi i saj Xhejmi Shia thotë: „Forcat e UÇK-së, ju kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme policisë speciale, paramilitarëve dhe ushtrisë jugosllavo-serbe, madje, UÇK-ja ka arritur që dje të hap me sukses një korridor të konsiderueshëm, në kufirin Shqipëri-Kosovë, Tropojë-Junik“.
Bill Klinton për UÇK-në
Kryetari amrikan Bill Klinton në klasën e vitit 1999 të Akademisë së Aviacionit Luftarak Amerikan, në Kolorado Springs, i cili duke folur për ushtarët amerikanë që po luftojnë kundër akteve jonjerëzore të Milosheviqit dhe ushtrisë serbe në Kosovë deklaron: “Po ashtu, e vetmja forcë sot në tokë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, jo që nuk u shkatërrua nga Milosheviqi, por dita-ditës po arrin suksese. Pra, Milosheviqi nuk e eliminoi UÇK-në, përkundrazi ajo po reziston me të madhe“.
Medlin Ollbajt për UÇK-në
Më 8 qershor në Köln, sekretarja e shtetit amerikan znj. Ollbright shprehu simpatinë e saj për rezistencën e UÇK-së duke theksuar se: „Ishte ajo e cila sensibilizoi opinionin demokratik ndërkombëtar, opinion i cili u vu i tëri në shërbim të përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri dhe për mbrojtje të vlerave të civilizimit demokratik në Kosovë e më gjerë“.
Çka thotë Ukshin Hoti për UÇK-në?
Ukshin Hoti duke i shkruar Kadaresë, nga burgu për UÇK-në thotë: „E besoj se nuk është në natyrën e njeriut dhe as të kombit të pajtohet me statusin e robit. Jam plotësisht i vetëdijshëm se ajo, UÇK-ja, solli me vete jo vetëm ndikimin rrënjësor në realitetin politik shqiptar dhe jashtëshqiptar. . . “
Në këtë kohë, Surroi ishte i lirë, kurse Ukshin Hoti ishte në burgun e Nishit. . .
Në vend të përfundimit: Edhe disa të huaj për UÇK-në
Misha Glenny në librin e tij “Historia e Ballkanit (1804-1999)” shkruan: “Politika e vetëpërmbajtjes e ndjekur nga Rugova bëri që Kosova të mbetej në paqe gjatë gjithë kohës së luftërave në Kroaci e Bosnjë. Mirëpo kjo paqe u shoqërua nga një gjendje stanjacioni politik dhe nga vazhdimi i shtypjes sistematike mbi shqiptarët. ” (Misha Glenny: Historia e Ballkanit 1804-1999 – nacionalizmi, lufta dhe fuqitë e mëdha, Toena, Tiranë 2007, f. 653). Më pas autori vazhdon: “Mësymja serbe në Drenicë pati tri pasoja, që Millosheviçi thuajse me siguri i kishte parashikuar. Së pari, UÇK-ja erdhi duke u bërë dita-ditës më e fuqishme, sepse mijëra të rinj shqiptarë mbushën radhët e saj. Së dyti, Evropa Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara u përfshinë më shumë në çështjet e këtij konflikti. Së treti, stabiliteti rajonal u turbullua nga polarizimi i shoqërisë malazeze dhe nga ngritja e tensionit në vendet fqinje, sidomos në Shqipëri e në Maqedoni. ”(Po aty, f. 655).
Serge Metais në librin “Historia e shqiptarëve – nga ilirët deri të pavarësia e Kosovës” shkruan: “Sigurisht, opinioni publik perëndimor ishte i ndjeshëm ndaj padrejtësisë që po u bëhej shqiptarëve, mirëpo për të ky nuk ishte veçse një nga rastet e panumërta të padrejtësive në këtë botë. Dhe, për sa kohë që nuk kishte përleshje të përgjakshme, Kosova nuk kishte as sesi të zinte faqet e para të gazetave, as sesi të mallëngjente me të vërtetë ndokënd. U deshtë të shpërthente një luftë e re në ish-Jugosllavi (dhe pamjet e saj të përhapura përmes televizionit), në mënyrë që udhëheqësit perëndimorë të bindeshin se kësaj radhe nevojitej të ndërhyhej ushtarakisht. Kjo luftë u nis nga UÇK-ja në pranverën e vitit 1998. ” (Serge Metais: “Historia e shqiptarëve – nga ilirët deri të pavarësia e Kosovës”. Botimet 55, Tiranë 2006, f. 394).
Për Noel Malcolm-in, “meritat” për formimin e UÇK-së i përkisnin politikës shtypëse të Millosheviçit. Ai në parathënien e librit të cituar “Kosova – një histori e shkurtër”, shkruan: “Politika serbe nxiti shtimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ekzistimi i së cilës atëbotë, u mor si pretekst i fushatës serbe të shkatërrimit të fshatrave të Kosovës në verën e vitit 1998. Së këndejmi, përpjekjet e qeverive të Perëndimit për ta ndërmjetësuar një marrëveshje, bazë e së cilës ishte rikthimi i autonomisë së Kosovës, dolën të pasuksesshme. ” (Noel Malcolm, “Kosova – një histori e shkurtër”, “Koha”, Prishtinë 2001, f. xxiii).
John G. Stoessinnger, i cili në librin e tij “Përse kombet shkojnë në luftë”, shkruan: “Nuk është për t’u çuditur që pas çdo barbarie radhët e UÇK-së shtoheshin në numër dhe me vrull. Nga pikëpamja historike Millosheviqi mund të dukej fare mirë si shef rekrutimi pa dashje i UÇK-së. ” (John G. Stoessinnger: “Përse kombet shkojnë në luftë”, ISN, Tiranë, 2007, f. 153).
James Pettifer: “UÇK-ja është popullsia e Kosovës, as më shumë e as më pak. Ajo përbëhej prej idealistësh, cinikësh, burrash, grash, pleqsh, të rinjsh, të dëshpëruarish dhe shpresë-mëdhenjsh. Të tilla janë të gjitha lëvizjet e rezistencës [. . . ] Shekspiri na tregon se hakmarrja disa herë mund të jetë e vetmja formë e drejtësisë. ” (J. Pettifer: Vepër e cituar, f. 281). Kurse për gatishmërinë e njerëzve të UÇK-së shkruan: “Gatishmëria e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e njerëzve që punonin me ta për të dhënë jetën kishte arritur brenda dy vjetësh më tepër sesa Lidhja Demokratike në dhjetë vjet. ” (Po aty, f. 303).
Presidenti Bill Clinton në librin e tij “Jeta ime”, thotë: “Ibrahim Rugova, kreu i qeverisë-hije, ishte një njeri fjalëbutë, që kishte zakonin të vinte një shall rreth qafës. Isha i bindur se mund të arrinim një marrëveshje paqeje me të, por nuk isha aq i sigurt për fraksionin tjetër kryesor kosovar, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. ” (Bill Clinton: Jeta ime; Dudaj, Tiranë, 2005, f. 713).
Sikur të ishte ashtu si thotë Surroi, as këta nuk do të shkruanin kështu, e as vendet përbërëse të NATO-s, në krye me SHBA-të, nuk do ta mbështesnin aq fuqishëm luftën e drejtë të popullit shqiptar të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Është një ditë tanimë e rëndomtë, në tendë. Vazhdimisht po bën mot i lig. Edhe …