Avni Bytyqi

Avni Bytyqi: Qeveria Hoti është gjunjëzuar para Serbisë, njëjtë sikur Qeveria Kurti në fillim të pandemisë

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi i ka thënë se vaksinimi i qytetarëve në veri nga ana e Serbisë, dhe sjella e 1000 testeve nga Serbia në këtë pjesë, në kohën kur qeveriste Kurti, janë të njëjta. Ai këtë e ka bërë si reagim ndaj Haki Abazit të Vetëvendosjes, i cili tha se me vaksinimin e qytetarëve në veri nga Serbia po shkelet sovraniteti i Kosovës. “Tregoni Haki Abazit se nuk ka dallim në mes të 1.000 testeve që i kishte sjellë Serbia në veri të Kosovë gjatë qeverisë Kurti, me vaksinimin e qytetarëve të Kosovës në veri nga Serbia, gjatë qeverisë Hoti” “Në të dyja raste, koalicionet Vetëvendosje-LDK dhe LDK-AAK-Nisma, kanë dështuar në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës”. “Në esencë, qeveria Hoti është gjunjëzuar para Serbisë, njëjtë siç ishte dorëzuar qeveria Kurti në fillim të pandemisë”, ka shkruar Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …