RKL

RKL: Mohohen dhe anashkalohen sukseset e Kinës në luftën e saj të suksesshme kundër pandemisë së koronavirusit

Ka kaluar koha kur shqiptarët njëzëri lavdëronin miqësinë e Shqipërisë me Kinën, e cila asokohe ishte e vetmja miqësi e vërtetë, por pikëpamjet e ndryshme ideologjike dhe të ngurta të regjimit, në Shqipëri, bënë që ato marrëdhënie të prishen për një kohë të gjatë.

Sot Kina komuniste është fuqia e dytë ekonomike në botë, mbase edhe e para në shumë segmente.  Komunizmi kinez ka mbijetuar në formën dhe përmbajtjen autentike, duke kombinuar metodat të cilat kanë dhënë dhe po japin rezultate të mahnitshme në zhvillimin ekonomik, tregtar e kulturor të vendit më të madh dhe më të fortë të botës.

Modeli kinez i qeverisjes, nuk njeh krizë ekonomike, përkundrazi Kina me kompanitë e veta të mëdha ka arritur të zhvillojë një tregti të suksesshme me të gjitha vendet e zhvilluara të botës.

Edhe pse e akuzuar padrejtësisht se ajo kishte shpikur virusin korona në laborator, Kina është shteti i vetëm i botës, madje shteti më i madh i botës me numrin e banorëve, (afër një miliardë e 500 milionë) tani në fazën e fundit të çrrënjosjen se epidemisë.

Në një vend të përparuar ku dora e  fortë e pushtetit shtrihet në çdo familje, ku funksionin tërë sistemi në mënyrë integrale, nuk mungojnë rezultatet, sepse nuk ka defekt të qeverisje dhe tekefundit nuk guxon të ketë, sepse në Kinë si askund tjetër në botë funksionin motoja, “Të gjithë për një, një për të gjithë”.

Mobilizimi shtetëror që ka treguar Kina me rastin e përhapjes së virusit në krahinën Vuhan, e cila ishte izoluar në tërësi  si masë preventive, përfillja në çdo familje kineze të masave që merr shteti, dora e fortë e pushtetit mbi të padëgjueshmit ka bërë që Kina, ku dikush ka pritur madje me dashakeqësi një tragjedi të rënë njerëzore, ta mposhtë epideminë me pasoja minore, po të kemi parasysh popullatën e këtij shteti.

Tani në kohën kur epidemia po shënon nivel të ri të përhapjes sidomos në Amerikë, Evropë dhe në disa shtete të mëdha të Azisë, Kina mobilizon tërë fuqinë për të luftuar qoftë edhe një rast të vetëm. 

Mediet botërore kanë bërë të ditur se “Autoritetet lokale në qytetin e Dali an, në Kinën verilindore, po testojnë miliona banorë pasi u shfaqën  vetëm shtatë raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit.

Përhapja, e cila shpërtheu në ditët e mëparshme, arriti në numrin e 12 pacientëve. Në disa lagje të Dalianit, autoritetet kanë mbyllur shkollat dhe kanë ndaluar tubimet publike dhe askush nuk mund të largohet nga shtëpia, përveç disa punonjësve që punojnë në shërbime të rëndësishme.

Pekini gjithashtu ka rritur nivelin e sigurisë pasi dy raste asimptomatike u shfaqën të enjten, dhe para kësaj kishte dy raste javën e kaluar. Qyteti Dalian filloi testimin masiv në vendbanimet dhe vendin e punës të një personi që është një rast asimptomatik. Kina kishte 14 raste të reja të virusit koronavirusit njoftuan autoritetet shëndetësore atje të Premten, raporton Hina.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë të përditshme se shtatë raste të reja ishin importuar nga jashtë, dhe të shtatë infeksionet lokale ishin në provincën verilindore të Liaoning. Më 24  dhjetor 2020 17 raste asimptomatike u zbuluan, por autoritetet kineze nuk i përfshijnë ato në listën e të sapo infektuarve, shkruan Reuters. Që nga fillimi i pandemisë së virusit corona, një vit më parë Kina me një miliardë e 400 milionë banorë  ka pasur 86 mijë  të infektuar  dhe 4 mijë e 634 të vdekur nga virusi korona”.

Kjo që ka arritur Kina, jo vetëm nuk çmohet nga bota tjetër kapitaliste e lirë dhe demokratike, por shpikën e përhapen teori të ndryshme konspiracioni, që kanë për qëllim të  devalvojnë sukseset e saj, në vend se të marrin mësim dhe të mbijetojë me lehtë e me më pak pasoja.

Ajo që bie në sy sidomos në mediet,  në Shqipëri, Kosovë Maqedoni e gjetkë, është fakti se shumica e tyre nuk transmetojnë po thuajse asnjë lajm mbi sukseset e Kinës, në izolimin apo në mposhtjen e epidemisë. Madje  disa prej tyre përpiqen t’ i deformojnë faktet duke i paraqitur si propagandë komuniste, si fshehje e numrit të viktimave, vetëm sepse  tani të rreshtuar pro Amerikës e  urrejnë Kinën, sepse është shtet komunist, edhe pse Amerika kurrë nuk e ka kërkuar këtë, nga ne dhe nga askush në botë, pasi është forcë tepër e madhe botërore për të pasur nevojë propagandën e  këtij lloji nga mediet e cilit do shtet, apo jugo-mediet e Kosovës, të cilat në të kaluarën glorifikonin xhelatin e vetë, Josip Broz Tito, sikur thoshte veprimtari i njohur i Çështjes Kombëtare, heroi i kombit, Jusuf Gervalla.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …