Kosova dhe Kroacia i kërkojnë që Serbia t'i hap arkivat detajuara që mund të zbardhin fatin e personave të pagjetur

KQPZHK: Gjatë këtij viti janë gjetur 11 mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë

Përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur kanë njoftuar sot gjatë këtij viti janë gjetur 11 mbetje mortore të trupave të vrarë gjatë luftës në Kosovë, nga 10 lokacione gjithsej, Në një konferencë të mbajtur për media, anëtari i këtij Komisioni, Ramë Manaj, theksoi se gjatë këtij viti në Kosovë janë zhvilluar gërmime në 9 lokacione, kurse një në Serbi, në varrezën e Kizhevakut. “Procesi i kërkimit dhe gjetjes për të zhdukurit është i ndjeshëm dhe shumë kompleks. Në këtë periudhë, sidomos në pjesën e dytë të vitit kemi pas në terren. Kizhevaku është lokacioni i 5 ku janë gjetur mbetje. Në Kosovë këtë vit kemi pasur gërmime në 9 vende që ka rezultuar me 11 mbetje trupash”, ka thënë Manaj.  “Kemi pritur që BE-ja të shtojë një presion më të madh te Serbia për të nxjerrë informacione dhe që kjo fatkeqësi të përfundojë, por kjo nuk ka ndodhur. Mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe vazhdon të jetë e madhe. Çështja e të pagjeturve është ngritur në nivelin më të lartë ndërkombëtar në Bruksel dhe marrëveshjen e Washingtonit.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Lëvizja Vetëvendosje po keqpërdor luftën kundër korrupsionit për interesa partiake dhe personale

Ish kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, ka shprehur kritika kundër kësaj partie  duke thënë se, …