Heiko Mass: Nuk bëmë asgjë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, por ata nuk bën ta humbin besimin

Heiko Mass: Nuk bëmë asgjë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, por ata nuk bën ta humbin besimin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas në një intervistë për Deutsche Welle, ndër të tjera i vlerëson vendet e Ballkanit për progresin e madh, që sipas tij kanë bërë në vitet e fundit. Gjithnjë e më shumë vende duan të bëhen pjesë e BE. Por bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë ngecur, po ashtu si liberalizimi i vizave me Kosovën. Në Ballkanin Perëndimor flitet për dështimin e gjermanëve, por ata duhet ta ruajnë besimin tek premtimet tona, ndryshe do të heqin dorë nga BE. Ne angazhohemi me tej për një zgjidhje në këtë kontekst, edhe pas presidencës sonë. Indiferenca e ministrit  Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, fsheh në vete edhe një cinizëm, të pa thënë, por të nënkuptuar sidomos lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët ndihen të zhgënjyer, sepse shpresat e vetme i kishin varur  te Gjermania. Disa politikanë tanë madje ishin zotuar se liberalizimi i vizave do të ndodh doemos, pasi Presidencën e radhës në BE do ta merrte Gjermania, e cila edhe po të donte nuk do ta arrinte të bënte asgjë pa lejen e Francës dhe të Holandës, dy shtetet që i urrejnë më së shumti shqiptarët e veçmas Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …