Lulzim Nika: Themelimi i Universitetit të Prishtinës, 51 vjetori

Lulzim Nika: Kosova është interes suprem i Amerikës dhe ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995 Kosova është interes suprem për SHBA-në, janë fjalët e Storb Talbot, diplomat e zv. Sekretar i Shtetit amerikan 1994-2001, në raportin analitik të agjencive informative amerikane, të shkruar më 21 dhjetor 1995. Këtë dokument të cilin e posedoj dhe e kam hasur  gjatë hulumtimeve të mia në arkivat e SHBA-së me vizionin dhe punën brilante të këtij diplomati, qëndrime të cilat ndryshuan interesat gjeostrategjike të fuqive dhe interesave kundërthënëse në Ballkan. Z. Talbot ishte direkt i përfshirë në negociata të mundimshme dhe shumë të rënda me diplomatët rusë që nuk pajtoheshin që gjeografia qendrore e Ballkanit të largohet nga interesat e tyre, përkundër ndikimit mbi një shekull. Kjo edhe kishte dëmtuar strukturën etnike kompakte shqiptare në Ballkan. Fitorja diplomatike e z. Talbot, kishte filluar pas Dejtonit me një angazhim të matur që të zgjedhin statusin politik të Kosovës dhe ishte njeriu i raundeve të vështira karshi interesave ruse në Ballkan. UÇK-ja ishte bërë aleate e presioneve dhe politikave qe përfaqësonin vlera e demokracive perëndimore dhe ishte çelësi i negociatave paqësore për Kosovën.

Diplomatët amerikanë, duke përfshirë edhe vet presidentin Clinton, kërkuan nga Rusia që në asnjë mënyrë nuk do të lejonin ndarjen e Kosovës dhe vendimin rus për dërgimin e një numri të madh të forcave të tyre në Kosovë. Ishte vendosmëria e presidentit Clinton në telefonatën me presidentin Jelcin që duhet të funksionojë vetëm një komandë e forcave ndërkombëtare në Kosove dhe e kishte njoftuar se me lidershipin politik të UÇK-së, kishte bashkëpunim dhe i besonte në marrjen e përgjegjësive edhe pas vendosjes së forcave të KFOR-it në Kosovë. Ky bashkëpunim funksiononte shumë mirë me diplomatët e SHBA-së, ishte cekur cekur në bisedë, duke admiruar lidershipin politik të UÇK-së. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, zë vend qendror në historinë e re te Kosovës jo vetëm për kthesën e madhe që i dha zhvillimeve të brendshëm në terren, por edhe për angazhimin e diplomacive ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes se Kosovës, që në sipërfaqe dolën tri politika me qasje të ndryshme në raporte me çështjen e Kosovës. Ishte diplomacia anglo-amerikane ajo që tregonte vendosmëri në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, diplomacia evropiane që kishte mos unitet në veprimet e saj dhe ishte hezituese për një linjë të ashpër kundër Serbisë dhe diplomacia ruse me aleatët e saj që mbronte interesat serbe me fanatizëm në Kosovë. Kosova i nxjerri në sipërfaqe edhe dallimet e diplomacive ndërkombëtare në raporte me Kosovën dhe interesat e tyre në Ballkan.

Pas refuzimit kategorik për negociata me përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Kosovës nga Millosheviqi në Dejton, e vetmja rrugë për të nxjerrë në tavolinën e bisedimeve çështjen e Kosovës ishte fillimi i rezistencës së armatosur në Kosovë, që në një mënyrë apo tjetër ishte si rezultat i veprimeve të diplomatëve ndërkombëtarë që nuk arritën ta bindin Millosheviqin për negociata paqësore me shqiptarët e Kosovës. Në planin e brendshëm, UÇK-ja, përbënte pikën kulmore në zhvillimin e lëvizjes për liri në Kosovën e pushtuar që paralajmëronte një kthesë historike në organizimin e shqiptarëve për liri dhe pavarësi nga Serbia. Për diplomacinë ndërkombëtare UÇK-ja përbënte bazën kryesore që t’i bënte presion Millosheviqit për negociata me përfaqësuesit shqiptarë të Kosovës. Rezistenca e Millosheviqit ndaj diplomatëve amerikanë në Dejton, gjatë vitit 1995, për mos hapjen e negociatave me shqiptarët e Kosovës për kthimin e një statusi autonom te Kosovës, ishte e madhe. Dalja publike e UÇK-së dhe reagimi i diplomatëve ndërkombëtar ndryshoi skenën e Ballkanit përgjithmonë. -Deklaratat kontroverse të Richard Gallbard ishin nxitëse për Millosheviqin i cili pa hezituar përdori brutalitetin dhe dhunën e forcave serbe, masakrat ndaj civileve shqiptarë në Drenicë, duke u bërë argument se ai regjim ishte diktatorial dhe okupues.

Analistët e CIA-s për Ballkanin, kishin informuar diplomatët amerikanë me parashikimin dhe analizat analitike se serbët pretendojnë që të formojnë Serbinë e madhe duke përdorur dhunë dhe pastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës . Gjatë viteve ‘91 dhe ‘92 përkrahje popullore të shqiptarëve të Kosovës për një rezistencë të mundshme kundër Serbisë pas mos përfshirjes së Kosovës në konferencën e Londrës-Hagës për Jugosllavinë, ishte më e madhe se në vitet 1996/97. Mirëpo ishte pikërisht diplomacia perëndimore që i sugjeronte përfaqësuesve shqiptarë në Kosovë që mos të binin pre e provokimeve serbe për të realizuar planet e tyre të shkatërrimit të strukturës etnike duke bërë pastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët. Këto konstatime i bazonin në mundësinë e një destabilizimi të gjithë regjionit të Ballkanit dhe pas një analizës së bërë ndaj kapaciteteve ushtarake në rajon dhe të Shqipërisë në veçanti. Analiza e CIA-s e fundvitit 1992-1993, për mundësinë e ndihmës dhe përkrahjes nga ana e Shqipërisë dhe rezistencës së armatosur në Kosovë, ka përshkruar dhe ka dhënë në detaje fuqinë dhe kapacitetet ushtarake e teknike të Kosovës, ku parashihte që Serbia me kapacitetet e trashëguara të gjithë armatës Jugosllave përbënte rrezik për rajonin. Aq më keq, mund të kalonte brenda edhe territorit të Shqipërisë së veriut në emër te ndjekjes se guerilës së shqiptarëve të Kosovës.

Kështu, përkundër përkrahjes popullore në Kosovë për rezistencë të armatosur kundër brutalitetit të forcave serbe, nuk mendohej se do të kishte sukses. Sugjerimet e diplomatëve anglo-Amerikan në këto rrethana, potenconin se pasojat do të ishin të paparashikuara. Analiza e agjencive informative amerikane e dhjetorit te vitit 1995, duke përfshirë edhe CIA-n e shihte Kosovën me interes të veçantë për SHBA-në. Z. Storb Talbot e kishte quajtur Kosovën interes suprem i shteteve te bashkuara te Amerikës. Analizat e shërbimeve amerikane për UÇK-në kishin filluar nga paraqitja publike e disa personaliteteve të rëndësishme dhe mediave vendore dhe ndërkombëtare duke qartësuar se nuk ishte vullneti i shqiptarëve dhe fuqia e tyre për t’i rezistuar forcave serbe, por ishin të detyruar t’i kundërvihen masakrave dhe gjenocidit të policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë. Paraqitja e strukturave dhe intelektualëve që përfaqësonin konceptin dhe vizionin e UÇK-së, dhe idenë e qartë për lirinë e Kosovës, kishin filluar të kenë ndikim. Intervista e Fehmi Lladrovcit dhënë BBC-së, në pranverën e vitit 1998, ishte shumë domethënëse për ekspertët ndërkombëtarë që ju sugjeronin diplomatëve të shtetit të tyre që të kenë takime direkt me përfaqësues të UCK-së.

Takimet me përfaqësuesi e UÇK-së në Kosove dhe perëndim me diplomatët perëndimor, këta të fundit filluan që të marrin në konsideratë disa liderë politikë të UÇK dhe filluan që të mbështeten në marrëveshjet dhe përgjegjësitë e tyre. Profili i përfaqësimit politik të UÇK-së ishte në një mënyrë apo tjetër edhe përzgjedhje e diplomatëve perëndimorë të shtyrë nga diplomacia anglo – amerikane që filloi të bashkëpunojë në të mirë të paqes në Kosovë. Në tetor të vitit 1998, amerikanët në mesin e shumë partnerëve për të arritur paqen në Kosovë e trajtonin edhe bashkëpunimin me UÇK-në si faktori më i rëndësishëm për një marrëveshje paqësore për Kosovën. Këtë e dëshmojnë shumë shkresa dhe dokumente të kohës të bëra nga zyrtarë të qeverive të kohës, e të cilat i disponoj po ashtu. Sot, pas këtyre viteve organizimi politik e ushtarak që arriti dhe detyroi disa diplomaci të fjetura të organizojnë Konferencë ndërkombëtare për Kosovën, UÇK të quhet ndërmarrje kriminale është turp. Edhe më turp është që nga Kuvendi i Republikës së Kosovës mos të nxirret një rezolutë për të shprehur mospajtimin me terminologjinë e përdorur fyese të Gjykatës Speciale, edhe në rast të efektit të paktë, ajo është dashur të mbetet si dokument i mospajtimit. UÇK-ja mbetet bazamenti i themelimit të Republikës së Kosovës pa i mohuar edhe gjithë ata breza që luftuan me pendë dhe pushkë dhe nuk u pajtuan me robërinë serbo-sllave, duke qenë përjetësisht mirënjohës për kontributin dhe sakrificën sublime për liri.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …