Numri i rasteve aktive me virusin korona në Kosovë është 10 mijë e 181, ndërsa 38 mijë e 656 pacientë janë shëruar

Numri i rasteve aktive me virusin korona në Kosovë është 10 mijë e 181, ndërsa 38 mijë e 656 pacientë janë shëruar

Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 50 mijë e 135 raste nga 177 mijë e 387 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 298 persona me COVID-19 kanë humbur jetën. Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 10 mijë e 181 raste. I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 38 mijë e 656 pacientë të shëruar.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …