leoni

CoronaVirus

Avni Çakmaku: Çka pas pandemisë COVID 19?

Pandemia COVID 19 shpërfaqi dobësi të mëdha në planifikimet strategjike në nivel global por edhe në nivel shtetesh në veçanti. Si problem parësor duel të jenë sistemet shëndetësore të shteteve   ku për shkak të komercializmit ekstrem të këtij sektori vital pothuaj se të gjitha shtetet u përballën  me probleme infrastrukturore të shëndetësisë publike, mungesa të theksuara të personelit mjekësorë, kapaciteteve akomoduese për përballimin e një epidemie jo të kësaj përmase por edhe të një epidemie shumë në përmasa më të vogla, sistemi financiar pothuaj se kollapsoi për shkak të nevojave për një karantinim shtetëror ku pothuaj se çdo veprimtari ekonomike u pru buzë falimentimit me mundësi që edhe sektori bujqësor i cili është ma se i domosdoshëm që të mundësoi një mbijetesë duke siguruar produktet bazike për jetës dhe si ma thelbësore e mposhti logjikën e vetmjaftushmëris ku tregoi se në të ardhmen duhet detyrimisht të planifikohet për një veprim të përbashkët të të gjitha shteteve për shkak se epoka e globalizmit tregoi se është shumë e vështirë apo të themi e pamundur  që një virus në këto rrethana të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave të ketë mundësi të karantinimit efikas. E gjithë kjo sipas meje erdhi si pasojë e një kapitalizmi darvinistë ku vetëm i forti mbijeton që u pa se është gabim sepse viruset përkundër pozitës sociale, depërtoi në të gjitha shtresat sociale të shoqërisë.

Eliminimi i shtetit të mirëqenies sociale ku shteti ishte i obliguar që qytetarëve të vetë ti ja siguroi elementet bazike siç është një vend pune, kulm mbi kokë, sigurim shëndetësorë adekuat, dhe sigurim pensional tregoi se ka qenë gabim shumë i madh,  gjithashtu planifikimet e shteteve për rezerva shtetërore tregoi se nuk është adekuat, në të shumtën ato rezerva janë të planifikuara për rrethana të konflikteve të mundshme e jo për një rrethanë siç ishte pandemia COVID 19. Duhet eliminuar logjika se investimet publike të shtetit e falimentojnë shtetin sepse tek e fundit shteti edhe ekziston që qytetarëve të vetë tija siguroi një mirëqenie për një jetë të dinitetshme e jo qytetarin ta sheh vetëm si një mundësi përfitimi apo shfrytëzimi për krijimin e një kapitali i cili në rrethanat e krijuara nga kjo pandemi u tregu si jo efektive për ta parandaluar infektimin edhe të këtyre kategorive sociale.

Gjithsesi bota nuk do të jetë e njëjtë pas kësaj pandemie. Bota do të duhet që edhe ligjërisht të përgatitet për raste të tilla. Baza  ligjore e pothuaj se të gjitha shteteve nuk ishte e përgatitur për të tilla raste dhe se u krijuan shumë situata kaotike në mungesë të bazës adekuate ligjore. Shtetet por edhe organizatat rajonale, kontinentale dhe globale do të duhej që në kushtetutat dhe traktatet e tyre të implementojnë kapituj të veçantë të cilat specifikishtë do ta rregullonin këtë lami dhe nuk do të lenin zbrastira ligjore të cilat pastaj mundohen që me improvizime ligjore të plotësohen që në raste të shumta po shpërfaqin problematika edhe të natyrave tjera siç ishte edhe rasti ynë ku në kohë të pandemisë u ndërmorën disa iniciativa ligjore të cilat patën mundësi të shkaktojnë pasoja të pa parashikuara. Pati bllokim kufijsh e veçanërisht pati hezitim të ndihmave reciproke të cilat rrezikuan unitetit funksional si në nivel shteti po ashtu edhe në nivel organizmash të ndryshëm. Bashkimi Evropian do ta ketë goxha problem ta rikuperoi unitetin e luhatur me këtë rast. Pamë gjithandej se pati pakënaqësi të shumta me qasjen e këtyre organizmave karshi obligimeve të ndërsjella të cilat në logjikën e njerëzve u nënkuptonin se në raste të tilla duhej ndodhur por për shkak se nuk kishte bazë adekuate ligjore  ato nuk ndodhën dhe u shpërfaqë pabarazia e cila ekzistonte por e cila u mbulonte mjeshtërisht.

Shtetet e vogla siç jemi ne duhet shumë shpejtë t’i ngrehin  kapacitetet e krijimit të rezervave shtetërore sepse këtu qëndrojmë më së keqi. Duhet veçanërisht  sektori i shëndetësisë mos të lihet si dytësorë apo tretësorë apo siç ndodhë tek ne, sektorë periferik e veçanërisht duhet rishqyrtuar qasja jonë ndaj sektorit publik dhe privat dhe kjo duhet detyrimisht të shkoi në favor të sistemit publik shëndetësorë si dhe të parashihen me ligj obligimet të cilat duhet ti bartë edhe sektori privat në të tilla raste e jo të mbetet në vullnetin e lirë të tyre. Pandemitë e këtij lloji janë duke u shpeshtuar dhe se ne besoi se shumë shpejtë do të përballemi prap me të tilla situata kur ndoshta do të duhet të veprohet edhe më strikt. Do të duhej veçanërisht të investohet në forma vetëdisuese në zbatimin e rregullave të përcaktuara nga organet kompetente siç është masa e vet izolimit, respektimi i karantinës, të analizohen mundësitë që veprimtarit e ndryshme të funksionojnë edhe në format e izolimit apo kufizimit të lëvizjeve si në sektorin e arsimit, veprimtarive shërbyese pse jo edhe decentralizimi i kapaciteteve prodhuese ku edhe në format e funksionimit të cilat i imponojnë të tilla raste të ketë mundësi të një vazhdimësie të prodhimit, që popullata edhe vetë të kontribuojë në shkarkimin e ngarkesës së shtetit karshi këtyre situatave duke krijuar një pjesë të rezervave edhe medicinale e jo të ngarendet vetëm nga mielli dhe gjërat ushqimore sepse në të tilla raste nuk janë të mjaftueshme. Gjithashtu sektori farmaceutik duhet forcuar sepse edhe pse jemi shtet i vogël mundemi që përmes hulumtimeve të faktorizohemi për të tilla raste. Tash ma veç dihen elementet bazike që nevojiten në të tilla raste dhe industria farmaceutike duhet të përqendrohet ti krijoj kapacitetet prodhuese për këto elemente. Është absurd të kemi mungesë të maskave, dorëzave po pse jo edhe aspiratorëve kur me një investim jo të madh mund të arrihen kapacitetet prodhuese për këto elemente. Sistemi arsimorë detyrimisht të jetë pjesë e këtij planifikimi e jo të mbetemi në një apo dy profesionistë të këtyre lamive edhe pse infektologët tanë në këtë raste dëshmuan se janë në gjendje të përballen me një pandemi të këtij lloji në aspektin teorik dhe organizativ përpos në pjesën e resurseve pjesë e cila nuk u varte prej tyre, duhet të investohet shumë në resurset humane dhe të krijohen kushte që ato resurse mos të tjetërsohen duke migruar për shkak të kushteve financiare por ato kushte të ofrohen edhe këtu. Një shtet me aq shume specialistë të cilët presin të kyçën në sistemin publik shëndetësor mos të shfrytëzohet me arsyetim të një kostoje e cila është e pa përfillshme nëse buxheti menagjohet me nikoqirllëk e veçanërisht nëse veç e kemi të qartë koston të cilën e prodhon mos menagjimi i duhur i këtyre situatave atëherë del edhe ma i pa justifikueshëm kursimi në këtë lami.

Detyrimisht i gjithë planifikimi shtetërorë në të gjitha fushat duhet rishqyrtuar. Konceptet e planifikimit ekonomik me mega uzina do të duhej rishqyrtuar. Të gjithë e dimë se revolucioni industrial shpërfaqi nevojën e një planifikimi ndryshe të zhvillimit ekonomik pra ndodhin disa ndryshime të cilat imponojnë formë organizative e cila i përshtatet rrethanave të krijuara. Edhe  kjo pandemi do të imponoi një qasje tjetër ndaj planifikimit ekonomik si dhe kompjuterizimit edhe më të madh të sektorit prodhues ku nevoja e prezencës humane edhe më shumë do të reduktohej. Shërbimet administrative të digjitalizohen dhe ato shërbime të ofrohen online.

Një elementë shtesë që shteti ynë duhet pasur kujdes të veçantë është mos lejimi i krijimit të grupimeve shoqërore asociale të cilat pastaj ndikojnë drejtpërsëdrejti në pamundësinë e kujdesit të ndërsjellë ku edhe për shkak të kapaciteteve infrastrukturore të mjaftueshme mos të ekzistoi vullneti që ato kapacitete të shfrytëzohen për nevoja të cilat shfaqën në këto raste. Për shembull në perëndim është një kontingjent shumë i madh i njerëzve pa strehë që edhe në rrethana normale paraqesin problem dhe ky problem shumëfishohet në raste të pandemive sepse njerëzit të cilët kanë mundësi që të kontribuojnë për shkak se kanë kapacitete të akomodimit nuk janë të gatshëm që këtë kategori ta përkrahin për shkak të stigmës e cila ekziston për ta. Grupacioni tjetër i cili prapë e lëndon ndjeshëm përpjekjen për një menagjim më efikas të pandemive të llojit dhe përmasave të përafërta është edhe grupi i cili edhe në rrethana normale paraqet rrezikshmëri grupet e kriminalizuara, përdoruesit e drogave, alkoolit, si dhe profiterët e ndryshëm të cilët mundohen të shfrytëzojnë rrethanat e krijuara për përfitime abuzive siç është manipulimi me çmime mos plasimi i produkteve më se të nevojshme për të tilla raste e shumë abuzime të kësaj natyre të cilat në popull janë të njohur me emër “profiter të luftës”.

 Kjo assesi nuk duhet të jetë motiv i disa mendje krisurve të mendojnë se duhet aplikuar koncepti maltusian për mbajtjen nën kontroll të aspektit demografik me masa apo edhe prodhime artificiale të pandemive të ndryshme sepse qysh tash ka zëra të cilët në të gjithë këtë fatkeqësi shohin veprime konspirative sepse zhvillimi njerëzorë duhet lënë lirshëm të zhvillohet, asnjëherë numri i tyre nuk do të jetë i tillë që do ta rrezikonte mbijetesën. Sektorët hulumtues  janë dëshmia më e mirë për nevojën e zhvillimit normal të racës njerëzore dhe ata sektorë duhet të favorizohen. Vetëm  logjika njerëzore është e aftë që të krijoj ide të reja dhe njeriu me të vërtet ta luaj rrolin për çka edhe është krijuar, ta menagjoi mbarëvajtjen e procesit jetësor stabil. Qasja ndaj ambientit të jetë veçanërisht e një prioriteti primar sepse baza e çdo gjendjeje jo të mirë në këtë rast edhe të aspektit shëndetësorë është në debalancin e krijuar natyrorë ku ky debalanc bëhet bazament i volitshëm për zhvillimin e një ambienti jo të volitshëm për jetës duke mundësuar epidemi të ndryshme, katastrofa natyrore që drejtpërsëdrejti ndikojnë në jetën dhe  mirëqenien e njeriut.

Kur e shikon gamën e ndikimit të cilën e prodhon një gjendje e tillë siç është tani rasti me COVID 19  e shpërfaqë nevojën e krijimit të një grupi ekspertësh të të gjitha lamive sepse pothuaj se asnjë segment i jetës nuk mbet i pa prekur, që ky grup të jetë i përhershëm që ta analizoi situatën në mënyrë konstante, të japë rekomandime mbi planifikimin shtetërorë të veprimtarive ekonomike dhe jo ekonomike të cilat do ta amortizonin efektin e çdo situate të krijuar në të tilla raste.

Shpresoi se shteti ynë do ti marrë për bazë shqetësimet dhe rekomandimet e propozuara sepse ato shkojnë vetëm në të mirë të shtetit dhe qytetarëve të sajë.

Mrs. Avni Çakmaku, Partia FJALA

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Hamëz Jashari: Sot i dhamë lamtumirën e fundit, veteranit të UÇK-së, Ragip Jasharit

Sot i dhamë lamtumirën e fundit, veteranit të UÇK-së, bashkëluftëtarit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari …