Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë kundër pyetjeve, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha dëshmitarit Ramiz Qeriqi se është i dyshuar për krime lufte. Dëshmitar a e kuptoni që këtu jeni person i dyshuar?”, pyeti Mishetiq dëshmitarin, Ramiz Qeriqi  pasi për pak minuta seanca gjyqësore ishte në sesion privat për të diskutuar lidhur me akuzat që bien mbi dëshmitarin. Dëshmitari tha  se s’jam i dyshuar. Ndërsa, Mishetiq kërkoi të informohet nga dëshmitari nëse Prokuroria ia kishte thënë shprehimisht që nuk ishte i dyshuar. Dëshmitari tha se është dëshmitar në këtë rast gjyqësor dhe se nuk e ndjenë vetën si të dyshuar prandaj nuk ka kërkuar as avokat. Nuk jam t’u kuptu se çka je tu kërku ju si avokat mbrojtës. Edhe ata janë pjesëtarë të UÇK-së që po i mbroni. Se  çfarë po kërkoni nuk po iu kuptoj  tha dëshmitari.

Pastaj, avokati Mishetiq tha se ngjarjet që i përshkroi sipas dëshmitarëve kanë ndodhur në qershor dhe korrik 1998 dhe sipas deklaratës së dëshmitarit, ai nuk ka qenë nën urdhrat e Fatmir Limajt dhe se në atë kohë, atëherë autoriteti më i lartë i bie që ka qenë vetë Ramiz Qeriqi.

Avokat në këtë kohë kur ju thoni, unë e kam cek që vetëm kur ka pas luftime nuk e kam gjetë Shukri Bujen. Fatmir Limajt  i kam raportu, në terrenin tem aty kam vepru unë as nuk ka pas burg dhe ma vonë është vërtetu se ka pas burgje aty ku kanë qenë ai  dhe jo në zonën ku kam qenë unë. Vetëm pse e them një të vërtet për UÇK-në,  tha dëshmitari, duke u përgjigjur në kundërpyetjet e Mishetiq.

Ndërsa, Mishetiq tha se është në interesin e një personi të dyshuar që të shpikë gjëra në mënyrë që të shmangë çdo akuzë që mund të bie mbi të. Ju e kuptoni që një person në cilësinë e të dyshuarit është në interes të tij, që të krijojë apo të shpikë një organizatë të UÇK-së që iu anashkalonte juve. Ju thatë që nuk kishit të bënit me Policinë ushtarake, se kjo iu ndihmon juve, është në mbrojtjen tuaj për të shmangur çdo akuzë që mund të bie kundër jush. Ju shërben kjo juve, pyeti Mishetiq, i cili  i kujtoi dëshmitarit se në rastin e Fatmir Limajt, trupi gjykues e kishte cilësuar atë si dëshmitar jo të besueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …