Brickos

Emmerson

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, akuzon Zyrën e Prokurorit të Gjykatës Speciale për mënyrën e tërthortë të paraqitjes së ngjarjeve në aktakuzë

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, sot të Hagë,  ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Gjykatës Speciale për mënyrën e tërthortë të paraqitjes së ngjarjeve  në aktakuzë në çështjen kundër krerëve  të UÇK-së.  Vërehet një mungesë fokusi nga prokuroria për mënyrën se si çështja është paraqitur. E pranoj faktin  që vendimi i trupit gjykues për t’ia lërë prokurorisë për të vendosur për çështjen e vet, por ju e ngritët çështjen se paraqitja e provave në mënyrë rastësore, s’do t’i ndihmojë ata, ka saktësuar Emmerson. Ai ka thënë se mbrojtja është e penguar nga prokuroria për të bërë pyetje në gjykim, pasi që ka shumë materiale të redaktuara të intervistave të dëshmitarëve. Ne duhet ta njohim një zonë të madhe për të cilin flasin dëshmitarët. Është një sfidë shumë e përbërë. Ne jemi të penguar për të bërë pyetjet. Premisa bazë është që Prokuroria të zgjedhë se si ta organizojë çështjen, por pasojat që do të kemi. S’ka strukturë dhe fokus nga ana e Prokurorisë. Ky është një problem i madh dhe i dukshëm. Gjykimi nëse do të jetë i gjatë do të jetë në dëm të të akuzuarve që rrinë në burg, dy vite e më shumë para se të fillojë gjykimi. Njëra  nga gjërat që mund të bëni ju, është të përdorni diskrecionin për të bërë këtë gjë. Tejzgjatja është në dëm të drejtësisë dhe të akuzuarve. Emmersoni ka paraqitur edhe paradoksin e madh, ku për çështjen penale  kundër kriminelit, Sllobdan Millosheviq, ishin dashur 360 orë, derisa për rastin kundër krerëve të UÇK-së, po kërkohet dyfishi.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …