Avokati i Popullit vlerëson se Sistemi i mbrojtjes sociale në Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm

Avokati i Popullit vlerëson se Sistemi i mbrojtjes sociale në Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm

Avokati i Popullit, në kuadër të ushtrimit të kompetencave dhe të përgjegjësive të tij ligjore, ka publikuar Raportin me rekomandime Ex-officio nr.59/2019,lidhur me vlerësimin e sistemit të ofrimit të shërbimeve sociale në Kosovë. Rasti është hapur sipas detyrës zyrtare me qëllim që ta vlerësojë nëse ofrimi i shërbimeve sociale në Republikën e Kosovës është në pajtim me standardet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Avokati i Popullit, pas rishikimit të legjislacionit përkatës, të instrumenteve ndërkombëtare, informatave e mara në secilën komunë, Qendrave për Punë Sociale dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, vlerëson se Sistemi i mbrojtjes sociale në Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm, si rezultat i mosfunksionimit adekuat të QPS-ve në raport me ofrimin e shërbimeve sociale profesionale, për të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim. Avokati i Popullit vlerëson, se është e domosdoshme që stafi i QPS-ve të profilizohet, pasi që natyra e punës për lëndë të caktuara është diametralisht e kundërt ngase një zyrtar i shërbimeve sociale nuk ka kapacitet që t’i kryejë në të njëjtën kohë të gjitha shërbimet me profesionalizëm të njëjtë. Avokati i Popullit vëren se numri i të punësuarve nëpër QPS nuk është i mbuluar me staf adekuat profesional që u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të personave që kërkojnë shërbime sociale.

Avokati i Popullit pos tjerash e vlerëson si të domosdoshme ndarjen e hapësirave të veçanta për kontaktim mes prindërve dhe fëmijëve, të pajisura me mjete konkretizuese, si dhe pajisjen e shërbimeve sociale me vetura të mjaftueshme për vizita në familje, në monitorim, në inspektim dhe në parandalim, për pjesëmarrje nëpër takime pune dhe trajnime profesionale. Gjithashtu, ky raport jep rekomandime specifike dhe konkrete lidhur me veprimet që duhet t’i ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe komunat përkatëse, në drejtim të përmirësimit të gjendjes aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …