Avokati mbrojtës i Nasim Haradinaj, ka kërkuar nga Gjykata Speciale që klienti i tij të lirohet menjëherë nga paragurgimi

Avokati mbrojtës i Nasim Haradinaj, ka kërkuar nga Gjykata Speciale që klienti i tij të lirohet menjëherë nga paragurgimi

Avokati mbrojtës i Nasim Haradinajt, ka kërkuar nga Gjykata Speciale që klienti i tij të lirohet menjëherë. Sipas palës mbrojtëse të Haradinajt, nënkryetari i OVL-së, nuk akuzohet për krime lufte dhe “veprat për të cilat ai dyshohet kjo gjykatë s’ka juridiksion”. Në fjalën para gjykatës, pala mbrojtëse e Haradinajt ka kërkuar që nënkryetari i OVL-së të lirohet me kusht. “Mbrojtja ka dorëzuar një mocion për hedhjen poshtë të këtyre akuzave dhe lirimit të menjëhershëm të klientit tim. Prokuroria tha se po bëhet proces i shpejtë e se aktakuza po përpunohet shpejt, por unë s’kam dëgjuar një datë prej tyre. Klienti im ka përfunduar në paraburgim. Kjo punë kërkon shumë javë dhe muaj. Duhet të rishikoni akuzat ndaj klientit tim. Ai s’është akuzuar për krime lufte. Ky është tribunal për krime lufte dhe klienti im s’është i akuzuar për krime lufte. Në parashtrim kam thënë se kjo gjykatë s’ka juridiksion për këto akuza ndaj klientit tim. Të hidhni poshtë akuzat, ta lironi menjëherë zotin Haradinaj nga paraburgimi me kushtet që do të përcaktoni ju dhe t’i jepen atij dhe avokatit të tij dokumentet mbështetëse të akuzës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …