Azem Syla

Azem Sylës i vazhdohet paraburgimi

Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla dhe disa të dyshuar të tjerë do të përballen me aktakuzë nga Prokuroria Speciale. Aktakuzën kundër ish-komandantit të UÇK-së, e ka paralajmëruar prokurori i EULEX-it, Danilo Cecarelli, në seancën për vazhdim të paraburgimit për të 8 të arrestuarit. Afati për hetimin e Prokurorisë për këtë rast kalon në muajin tetor. Në seancën e së mërkurës, prokurori ka kërkuar vazhdim të paraburgimit edhe për 3 muaj tjerë për Sylën dhe të tjerët. Azem Syla dhe rreth 50 të tjerë dyshohen nga EULEX-i për vepra penale, krim të organizuar, shpëlarje parash, keqpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe dhënie e marrje ryshfeti. Këto kanë të bëjnë me shpronësime të jashtëligjshme të pronës shoqërore në atë private, duke përfituar rreth 30 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi kritikon qasjen e Glauk Konjufcës: Shkëputje nga morali dhe retorika e VV-së

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Dr. Fitim Selimi, ka komentuar intervistën e fundit …