Azem Zekaj: Kush po kërkon Tribunal kundër UÇK-së?

Përpjekja për të tej zgjatur mandatin e EULEX-it nëpërmjet vendosjes së Tribunalit të propozuar është një sulm i drejtë për drejtë kundër sovranitetit ligjor të Kosovës nga një pjese e Bashkësisë Ndërkombëtare që Pavarësia e Kosovës nuk iu ka pëlqyer kurrë.


Fakti se institucionet e Kosovës, si ato para Qeveris Thaçi dhe tani kanë lëshuar pe dhe kjo i ka për bazë kompromiset e mëdha që i kanë bërë deri tash si bisedimet me Serbinë pa asnjë kusht, pa kërkuar që Serbia të pranojë fajet e gjenocidit kundër shqiptarëve dhe kjo ka quar deri tek inkurajimi i Serbisë me një pjesë të Bashkësisë Ndërkombëtare që Kosova dhe Shqiptaret të dënohet për guximin që morën t’i kthejë pushkën Serbisë, me këtë  Bashkësia ndërkombëtare po kërkon që gjenocidin e Serbisë që ushtroi ndaj Shqiptarëve që nga viti 1912 ta arsyetojë me akuza të fabrikuara nga UDB-a e Beogradit dhe të përpunuar nga Dick Marty në kancelaritë e miqve të Serbisë në Bruksel. Luftën e UÇK-së ishte e drejtë dhe krijimi i këtij Tribunali është i panevojshëm pasi që dihet se shteti serb është ai që ka bërë krime në Kosovë” dhe ky tribunal që po krijohet në Kosovë është gjëja më e keqe që ka mundur ta mendojë dhe gjykojë bashkësia ndërkombëtare ndaj shqiptarëve. Kosova nuk mund të beje keshtu përpara dhe Kuvendi i Kosovës duhet ta hedhe posht Tribunalin dhe të deklarojnë gjithashtu se nëse formohet, nuk do të ketë bashkëpunim me të. Kosova tashme eshte Shtet i Pavarur dhe askush s’ mund të vije të krijoj Tribunal këtu. Kosova ka Gjyqësorin e saj dhe mund të hulumtojë pretendimet e senatorit. Dick Marty dhe nëse ka bazë për tu akuzuar atëherë  dhe mund ti gjykoi vete Kosova. Gjithashtu duhet të përgatitet dhe të miratohet një mocion për të përmbyllur misionin e EULEX-it brenda një harku kohor të shkurtër.


Një tjetër problem i turpshëm është ai i disa personave të jashtëm, ambasadorë të cilët ende jetojnë në të kaluarën të cilët janë duke ndërhyrë në politikën e brendshme të Kosovës që po ndikon për të keq. Argumenti se nëse politika kosovare nuk bashkëpunon me hetimin dhe procesin e gjykimit atëherë kjo tregon se Kosova ka diçka për të fshehur dhe nëse ka pafajësi atëherë pse të mos bashkëpunohet? Është jo logjike dhe tentim për të mashtruar opinionin. Shqiptarët e Kosovës kanë dëshmuar veten me bashkëpunimin e tyre të gjatë dhe pozitiv me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në Ish-Jugosllavi në Hagë si dhe me trupa të tjerë gjykues ndërkombëtar që kanë vepruar në Kosovë. Hetues të policive të huaja kanë punuar për vite në Kosovë me dijeninë e qeverisë së Prishtinës dhe s’ ke pse kërkon fakt më të madh në këtë rast, andaj Qeveria dhe të gjithë udhëheqësit e Kosovës duhet të këmbëngulin te rekordi pozitiv i bashkëpunimit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …