Jusuf Azemi

Azemi: Nëse nuk përmbushen kërkesat e punëtorëve të sektorit privat, do të ketë protesta

Kryetari i Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi ka thënë se nuk do t’i fal asnjë minutë qeverisë në ardhje nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre. “Ne do të jemi edhe më të zëshëm sepse zërin tonë po e fuqizon organizimi jonë sindikal. Neve nuk na intereson kush vjen dhe kush shkon, për neve është me rëndësi që kërkesat ligjore të cilat i takojnë punëtorit të sektorit privat duhet t’i jepen sepse përndryshe është koha e vlimeve. Rritja e pagës minimale duhet të jetë prioritet i Qeverisë së re. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” kryetari i Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka përkujtuar se ish kryeministrit Kurti me datën 5 mars 2020 është deklaruar që paga minimale e punëtorëve të sektorit privat nuk guxon të jetë nën 350 euro dhe ne do të ia vendosim mbi tavolinë qeverisë së re pa marr parasysh kush do të jetë. Pas pagës e cila nuk po mund të mbijetohet është nënshkrimi i marrëveshjes kolektive që në një far forme e relakson raportin mes punëdhënësit dhe punëmarrësit me të cilin mendoj që është kërkesë imediate e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …