B. Pantiç

B. Pantiç: Para se të miratohej, raporti i Dik Martiti është dashur të kalojë përmes procedurave, komisioneve, diskutimeve

Pjesëtarja e delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Biljana Pantiç, ka deklaruar  se nëse Këshilli i Evropës do të rrëzonte raportin e ish-senatorit zviceran Dick Marti, ky do të ishte një skandal. Rezoluta nuk është e Dick Marty-it, por vetëm raporti”, tha delegatja serbe Pantiç derisa shtoi se ajo rezolutë u votua nga deputetë të 47 shteteve anëtare. Ky është një shembull i lojës së tyre politike. Nuk ka votuar vetëm Serbia për atë rezolutë. Kjo do të thotë se të gjithë që kanë votuar duhet të pështyjnë mbi çfarë kanë votuar dhe të thonë: jo s’ka qenë ashtu. Para se të miratohej, ai raport është dashur të kalojë përmes disa procedurave, komisioneve, t’i nënshtrohej diskutimeve”, ka thënë  zonja Pantiç për “kosovo-online”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …