leoni

BABI- sot një muaj nuk je fizikisht në mesin tonë- por në zemrat tona do jesh përgjithmonë

A – rdhmërinë na le të ndritur BABI

H –  yji ishte ai që të udhëhoqi në jetë

M – adhështia Jote qëndron në veprimtarinë Tënde

E – dukator e mësimdhënësh brezash

T – I, prijatari ynë i përjetshëm.

 

Q – ëndrove në ballë të revolucioneve

E – paparë vepra e jote

R – ilinde veprat heroike e arsimore të kombit

I nspirim për breza të tërë

Q ë të vazhdojnë idealet

I rallë shembulli YT .

 

 

B – abi, bashkove breza të tërë

A – t- dheut ti dilnim zot

B esë betimi për komb

I – deal u bë.

 

S fidave jetësore u bëre ballë

O –  ptimist për arritje të mëdha

T  I, lis i madh mes lisash të rrallë.

 

N – derove veprën dhe heroizmin e Dëshmorëve në shekuj

J – etësove luftën dhe sakrificën sublime

Ë – ndrrën për Bashkimin Kombtar e more me vete …

 

M alet e Berishës në histori i vure

U – dhët e vargmalet e Drenicës legjendare

A – t dheut skaj më skaj i shkrove

J – etë shkrimi Yt mban vulën e tokës arbërore.

 

P – lotë 26 vite

A – sht e rrasht, energji e atom dhe për Radion Kosova e Lirë.

 

T – ë detyrohemi , BABI, për nderim, falenderim, përulje e respekt  përjetësisht

Y– ll, mbetësh përgjithmonë, dhe nga atje ku je na ndriçofsh.

Kontrolloni gjithashtu

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të …