leoni

Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: PDK-ja DHE KOALICIONI I POLITIKËS SË RE

Në politikën e Kosovës, karshi aktualitetit ekzistues i duhet Koalicioni i Politikës së Re. Ky koalicion duhet të formësohet e konceptohet për pak javë..
Koalicion i cili promovon idenë e arritjes së PAQES DEMOKRATIKE në rajon, dhe e cila i shërben maksimës së zgjerimit demokratik të shteteve të përfshira në NATO dhe BE.  Politika  e tillë, nënkupton besimin reciprocitetin dhe sundimin e ligjit, ngjajshëm me modelin e ekzistencës së shteteve Skandinave.
Në planin e brendshëm promovon politika që lidhen me nevojat e të gjithë qytetarëve në bazë të parimit që lidhet me idealet si seleksionues i ktyre nevojave.
Me këtë koalicion, tranzicioni i stërgjatur duhet të përfundojë si koncept në mënyrën e të bërit politik. Është koha për politika që e konsolidojn shtetin dhe demokracinë.Promovimi i betejës për një qeverisje të mirē e të ndërgjegjëshme na rikthen në shtratin e orjentimit properendimor ballhapur.
A mundet PDK , ja të jet promotore e këtij kalicioni të Politikës së Re?
Po, mendoj se nuk munden vetëm ato politika që nuk pranojnë të rinovojnë vetveten kur ka nevojē, janë të destinuara të fshihen nga skena e eksistencës politike. PDK ja, lidershipi i saj e ka shprehur gadishmërinë e rinovimit të vetvetës fillimisht. Në këtë koncept ajo si e vetme mund të paraqitet si bartëse e idesë.
Pjesë e koalicionit duhet të jenë individ të pa parti , nga elita intelektuale, diaspora, shoqëria civile etj në masën e së paku një të tretën e listës drejtuese të Koalicionit -Politika a Re-. Elita e tillë, hynë në garën politike  jo si pjesë e partisë , por si pjesë e koalicionit për ndryshim të gjendjes dhe i shërbyer Politikës së Re!
PDK- së,i duhet arroganca e të pasurit shpirt në mënyrën e të bërit politik!
Veprimtarët e devotshëm në PDK , e presin me padurim atë dritë dhe atë politikë të karakterit, e cila shpreh energji konstante të vullnetit për të hapur KAPITULLIN E RI të saj.
Rruga e tillë si subjekt politik, na obligon t’ i bëjmë zgjidhje dilemës:
Si të ndërtojmë politikë drejt këtij qëllimi?
Si të strukturojmë subjektin që me të bërat tona e fitojmë besimin për tu ngrituar aty ku anëtarsia e meriton.
Veprimtarët e devotshëm, anëtarsia, ,qytetarët janë të etur të dëgjojnë një ide të mirë, një shpresë të re, një perspektivë të re, e cila do të shënonte në praktikë një fillim të kësaj faze.
Sot, qartazi duhet vendosur kufirin ndarës mes të mirës e së keqes, të ligjshmes e të paligjshmes, dijes e paditurisë, meritokracisë e lajkatarëve dhe, këtu është baza e reformës.
Reforma nuk është zëvendësim i njerëzve por i mënyrës së të bërit politik. Ky ndryshim apo kjo kauzë grupon veprimtarët e përkushtuar. Ndryshe subjekti  konceptohet si stacion  i interesgjinjëve  e jo si dikur kur ekzistonte ideali për të i shërbyer vendit me nder e devotshmëri!
Ngecja në reformë, PDK- ja dhe opozitarizmi
Partia  Demokratike e Kosovës, e themeluar në vitin 1999, ka një histori të rrugës së krijimit, zhvillimit, fuqizimit e tani edhe një rënie momentale, që konsiderohet të jetë produkt i debalancimit në përfaqësim i tri shtyllave kryesore të saja. ( 1/Shtylla e anëtarësisë e dalur si fryt i veprimtarëve për lirinë e vendit.2/ Shtylla e elitës intelektuale dhe 3/ Shtylla e afaristëve)
Nuk u arritë, apo pati ngecje që në kuadër të reformës së filluar, bartësit e funksioneve partiake ,të marrin përgjegjësi sipas fisnikërisë së origjinës, fisnikërisë së mendimit dhe fisnikërisë së ndjenjave. Nuk u arritë në këtë proces të mbyllet faza e avancimit siç e kam quajtur dikur të pehlivanëve, petllave e servilëve steril në fushën e politikës e të cilët nuk kanë dhimbje fare për rezultatet e një koncepti politiko partiak pasiqë nuk kanë investuar asgjë në të, veç përfitimeve.
PDK-së sot në rolin e ri i duhet forca e mençuria për të kapërcyer nga shtrati i baltosur i politikës moçalore shqiptare.
I duhet arroganca e të pasurit shpirt në mënyrën e të bërit politikë. I duhen virtytet sa burrërore por edhe fisnike. Politika e tillë ka nevojë për nxitje e strukturim.
Nuk ka vend në vizionin e tillë për hezitim e as për dalje nga ai shtrat me percepcionin politik.
S’mund të jetë as hezitimi e as percepcioni  si identifikimi natyror i kësaj partie.
Thonë se kurajo rritet duke u provuar, ndërsa frika duke hezituar. Jam me kurajon e jo me hezitimin!
PDK – ja, në  të sotmen 
PDK -së, si strukturë i duhet një DEKLARATË MISIONI dhe ndërlidhjes e identifikimit me te.                                                Të paraqitet sakt me agjendën e vet duke qartësuar objektivat programore karshi çdo gjëje që lidhet me të ardhmen e vendit.
Deklarata e Misionit duhet të i krijojë ambient për konceptin e ri të të bërit politik ku ideja  i paraprin formës, ku substanca e mund përcepcionin, ku potenciali i dijes individuale tranformohet në vlerë politike…..
JO KUSH – POR SI !
                Kam ca pyetje!
A është kryesia e PDK- së,funksionale për rolin e opozitës si brenda institucioneve ashtu dhe jashtë tyre?
-A është këshilli drejtues i kësaj partie i përgaditur ta drejtojë kryesinë në këtë mision?
-A kanë aktualisht  këto organe vullnet t’i japin përgjigje dilemës SI dhe KUSH për këtë mision të ri?
– Është e përgaditur Rinia Demokratike  për veprimtari në këtë mision?
Pse hesht kjo kryesi?
Pse hesht Departamenti i Komunikimit?
 Unë pyes pse hesht PDK- ja?
 A është shfrytëzua roli i Gjykatës Speciale në luftën politike në Kosovë?
Dikur mendoja se Gjykata Speciale është produkt vetëm i librave të bardhë të përgaditura nga mekanizmat e sigurisë së Serbisë e në planin e plasimit të tyre në botë të ndihmuar nga diplomacia ruse.
Sot, kur dalin në pah shumë paraqitje publike dhe lëvizje nga drejtuesit aktual të pushtetit e vëren se roli i Gjykatës Speciale është keqpërdorur politikisht nga kundërshtarët politik brenda vendit……!
Në epilogun e dialogut final Kosovë- Serbi, të udhëhequr nga Lajçak do të qartësohet motivi politik i arsyes se pse drejtuesit e UÇK-së, janë në Hagë.
Pa Reformë do të merremi vetëm me pasojat!
Shkakktarët apo juniorët e politikës së vjetër të mbushur me egoizëm,nuk mund ta ç’fuqizojnë konceptin politik i cili është fuqizuar nga mënyra e tyre e të bërit politikë.
Ata do të merren vetëm me pasojat!
Ne të gjithë konstatojmë se një koncept politik në vitet e fundit u fuqizua.jo nga dhënia e një oferte më të mirë, por nga stërkeqja e njē mendësije e të bërit politikë.
Reformimi i PDKsë, ndikon në reformimin e tërë të politikës në Kosovë
Politika në Kosovë me synim evropian, thelb të programit të saj duhet ta ketë dinjitetin njerëzor si pikënisje, gjersa krijon ambient që kundërshtitë të zhvillohen me dinjitet njerëzor. Qytetarët e Kosovës kanë filluar të ngopen me politikën aktuale dhe me të drejtë presin ndryshime e reformime të vet partive politike. Ata madje kanë filluar ta vënë në dyshim kontributin e politikës në zhvillimin e vendit pikërisht nga mungesa e dëgjimit të tyre dhe qartësia e vendosjes së kufirit se ku mbaron politika e fillon kriminaliteti.
Hoxhaj dhe drejtuesit tjer të PDK së, si lider pragmatik politik e kanë mundësinë për të bërë kapërcimin kualitativ politik e qeverisës në Kosovë, me promovim të kursit evropian të bërjes së politikës, duke i dhënë gjallërinë dhe kreativitetin e saj për t’u zhvilluar nga diskutimet mes përdorimit racional të kapitalit që ka vendi dhe nevojave të qytetarëve. Një debat i tillë i hapur me të gjithë rigjallëron politikën në Kosovë dhe eliminon personifikimet politike e personalizimet.
Partitë politike në Kosovë duhet të ndërrojnë shumëçka nga vetja e me siguri se duhet të lirohen nga individë të caktuar dhe në këtë gjë shpresoj që tani e kanë të qartë, por po presin se cila po fillon e para, gjendje kjo që përshkruhet si një anektodë popullore shqiptare: Ankohet njëri për dhëmballë. A fort po të dhemb?-e pyet shoku. Mjaft, më mbyti! Me qenë e imja, kisha me e hjekë. Edhe un kisha me e hjekë, me qenë e jotja. Dikush duhet të fillojë i pari me e hjek dhëmballën ta shohim se cila parti politike e ka këtë guxi
Politikanëve të lirisë nuk duhet t’u mungojë virtyti kryesor siç është guximi. PDK-ja në këtë fazë nuk pres që të shpenzoj energji e as kohë që të merret me akuza për të sotmen. Përgjigjia më e mirë do të ishte suksesi që qetësisht të reformohet. Ajo suksesin e saj duhet ta kërkojë gjetkë dhe në organizimin e saj më të mirë. “Suksesi vjen tek ata që janë shumë të zënë duke e kërkuar atë” thotë një mendimtar.
           Modernizimi në politikëbërje
Një subjekt politik në dy nivelet, pa Qendrën e Mendimit Politik, Qendrën e Analizës politike, Qendrën e Monitorimit, Qendrën e Komunikimit, Qendrën e Informimit, Qendrën e Artit Prezentues dhe Qendrën e Komunikimit Virtual e ka të vështirë suksesin në bërje të politikës.
Në Qendrën e Mendimit Politik rolin kryesor duhet ta ketë:
-Depoja e ideve politike
– Planerët e veprimit strategjik
– Ndërlidhja e idesë me veprimin
…… Është evidente se në QMP dizajnohen politikat të cilat bazohen në përparësitë e jo mangësitë përfaqësuese të lidershipit të subjektit në dy nivelet e strukturimit.
Identifikimi i qartë i përparësive dhe mangësive ndikon në imazhin e subjektit.
Konkurrimi me idetë të cilat dalin nga mangësitë , apo shtrati i identitetit natyror të subjektit nuk sjellin rezultate.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …