Agim Bahtiri

Bahtiri: Për Kuvendin e Komunës së Mitrovicës dhe qytetarët emërtimi i ri Mitrovica Jugore është i papranueshëm

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur Kuvendin e Përgjithshëm Vjetor, ku morën pjesë 65 delegatë nga komunat e Republikës së Kosovës dhe kryetarët e komunave ku u bisedua për të arriturat, problemet dhe sfidat e komunave. Gjatë fjalës para të pranishmëve, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri theksoi se Për Kuvendin e Komunës së Mitrovicës dhe qytetarët emërtimi i ri Mitrovica Jugore është i papranueshëm. Problemet rreth emërtimit janë pasojë e formimit të komunës së re në veri të Mitrovicës. “Qytetarët nuk pranojnë emërtim të ri të komunës legjitime. Edhe për Kuvendin e Komunës së Mitrovicës emërtimi i ri-Mitrovica Jugore, është i papranueshëm. Ne kërkojmë që edhe në të ardhmen të mbetet emërtimi i deritashëm-Mitrovica. Kryetari Bahtiri kërkoj nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që të mbështesë në mënyrë të veçantë komunën e Mitrovicës, pasi ajo ka probleme të shumta që nuk i kanë komunat tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …