leoni

Kryetari Begaj thotë se askush nuk mund të verë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Bajram Begaj u betua sot në Kuvendin e Shqipërisë, duke marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit

Bajram Begaj është betuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, duke marrë zyrtarisht detyren e kryetarit  të Republikës. Gjatë fjalës para të pranishmëve, ai theksoi se qoftë pozita, qoftë opozita, vëmendjen duhet ta përqendrojnë të fryma e bashkëpunimit, e jo te konflikti. “Shqipëria ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane. Shqipëria europiane, sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur të popullit shqiptar. Është testament i ardhur prej historisë dhe bekim i së ardhmes. Unë e njoh, mbështes dhe respektoj punën e qeverisë, por përpjekja dhe dëshira nuk justifikojnë asnjë dështim. Do të dëshiroja nga opozita të mos shihet konflikti para bashkëpunimit. Periudha që po jetojmë është nga më të paparashikueshmet” theksoi mes tjerash, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …