Arsim Bajrami

Bajrami: Gjenocidi i Serbisë ka qenë ndërrmarrje e organizuar, jo UÇK-ja

Ish-ministri i Arsimit dhe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami ka njoftuar se ka vizituar të gjithë drejtuesit dhe eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen padrejtësisht në Hagë. “Në një vizitë disa ditëshe në Hagë vizitova të gjithë të paraburgosurit, të cilet padrejtësishtë në shkelje të konventave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare penale po mbahen të arrestuar. Një betejë e fortë ligjore po na pret, për të dëshmuar pa fajësinë e të arrestuarve dhe për ta rrëzuar kualifikimin e pa saktë për ” ndërmarrjen e përbashkët kriminale”. Gjenocidi i Serbisë në Kosovë ka qenë ndërmarrje e organizuar shtetërore, kurse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë mbrojtëse dhe çlirimtare. Ketë do ta dëshmojë edhe ky gjykim, karakteri i pathyeshëm i udhëheqësve dhe themeluesve të UÇK-së, të cilin e pashë gjatë kësaj vizite. Një numër i madh i avokatëve, juristëve e specialistëve po punojnë, që në mënyrë profesionale dhe shkencore të dëshmojnë pastërtinë e luftës së UÇK-së” ka shkruar ish ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …