KRU “Prishtina” njofton se ka rënie të ndjeshme të nivelit të ujit në liqenet akumuluese

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka rënie të ndjeshme të nivelit të ujit në liqenet akumuluese dhe ka paralajmëruar se mund të ketë reduktime të furnizimit me ujë. Kjo kompani njofton se niveli i ujit në liqenin e Badovcit është minus 8 metra në kuotën e kapërderdhjes, dhe ky është niveli më i ulët prej pas luftës. Poashtu njoftojnë se edhe liqenin e Batllavës ka rënie të nivelit të ujit por gjendja është më e mirë krahasuar me atë të Badovcit. Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa ka dekrluar për “Kosovapress” se për momentin janë duke marr ujë nga impianti në Shkabaj, duke marrë ujin nga liqeni i Ujmanit dhe duke e dërguar në liqenin akumulues të Badovcit. Por nëse vazhdon një trend i tillë i konsumit, pjesët që furnizohet ekskluzivisht nga Badovci mund të përballen me reduktime të furnizimit me ujë, më qëllim të tejkalojmë këtë periudhë të konsumit të madh ose këtë periudhe thatësie që po mbretëron tash e një kohë të gjatë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …