Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se ka kritikuar ashpër ministrin e Qeverisë Kurti, Hekuran Muratin i cili ka thënë se me këtë qeveri, paga mesatare është rritur për 104 euro. Ajo ka shkruar më tutje se qytetarët e dijnë se të vetmen rritje të pagave që ua ka bërë Qeveria Kurti ka qenë para dy muajve në shumën prej 6.80 euro. Ekspertja e ekonomisë, Hykmete Bajrami ka shtuar më tutje se në rritjen e pagës mesatare, ka ndikuar rritja e pagave për kabinetin qeveritar dhe kushdo që flet në ekonomi për shifra dhe injoron inflacionin, gënjen. “Por po e përseris, Qeveria Kurti me të marrë mandatin i ka rritë pagat për Kryeministrin, ministrat, zavëndësministrat, këshilltarët politik, asistentët dhe shoferët e tyrë për hiç më pak se 50 për qind, kjo natyrisht se ka pasë ndikim në të dhënat e ASK-së” ka shkruar mes tjerash, deputetja, Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Ekspertët e sigurisë kanë ngritur alarmin për rrezikun e vazhdueshëm që i kanoset Kosovës
Duke paraqitur mendimet e tyre për sulmin terrorist në kanalin e Ibër – Lepencit në …