Kryeministri, Albin Kurti ka shkruar se ushtria e Serbisë është ofruar shumë afër kufirit me Kosovën por se ka iku kur ka vërejtur se po xhirohet nga forcat e Kosovës. “Serbia sot ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës. Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve. Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre” ka shkruar kryeministri, Albin Kurti. Ai ka shkruar më tutje se “sinergjia ndërmjet strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe bashkëpunimi me partnerët e aleatët rajonalë dhe ndërkombëtarë, përbën garanci për sigurinë në Kosovë. Ndërkohë, Serbia vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, duke synuar destabilizimin e rajonit, megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës. Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente 24/7, duke mbrojtur vendin e duke siguruar monitorim maksimal të situatës”.
Kontrolloni gjithashtu
Arianit Koci: Bastisja e shtëpisë së ish-drejtorit të AKI kërkon reflektim të kujdesshëm
Avokati, Arianit Koci ka tërhequr vërejtjen se bastisja e shtëpisë së ish-drejtorit të Agjencisë së …