leoni

Banorët e fshatit Shipitullë protestojnë para Qeverisë, thonë se nuk u mbajt premtimi pë punësimin e tyre ne KEK

Banorët e fshatit Shipitullë protestojnë para Qeverisë, thonë se nuk u mbajt premtimi për punësimin e tyre në KEK

Banorët e fshatit Shipitullë kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës. Përfaqësuesi i tyre Nexhmedin Mjekiqi ka thënë se këta banorë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me rastin e shpronësimit që ka ndodhur nga ana e KEK-ut. “Premtimi që u dha nga Qeveria e Kosovës nuk është realizuar. Kanë kaluar gjashtë muaj që procesi është dashur të jetë i përfunduar dhe nuk ka filluar ende procesi i punësimit. Këta të rinj shprehim mllefin e tyre dhe pakënaqësinë e tyre për premtimin që u ka dhënë kryeministri ku ka deklaruar që banorët e fshatit Shipitullë, zona e shpronësimit e kanë të drejtën e punësimit. Banorët i dhanë shtëpitë dhe pronat e tyre për punësim. Tani kanë mbetur rrugëve , kanë krijuar raste sociale. Kriza ekonomike dhe kjo e shpreh këtë proces nëpërmes kësaj proteste që t’u jepet fjala e arsyes dhe praktikisht të realizohet qëllimi i tyre për punësim:, ka thënë ai. Sipas tij në konkursin që kishte pasur KEK-u nuk iu kishte dhënë përparësi këtyre banorëve. “KEK-u e ka pasur një konkurs ku nuk u jepet prioritet as qytetarëve të Obiliqit e as banorëve të zonës së shpronësimit. Kërkesë jetike është punësimi që nuk ka ecur fare. Po presim përgjigje”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …