Brickos

Gazeta, “Der Standard”, shkruan se ideja për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë do të varroset në Berlin më 29 prill

Banorët e fshatit Vllahisë të Mitrovicës janë të shqetësuar me diskutimet për shkëmbime të territoreve me Serbinë

Të dielën në Komunën e Mitrovicës, do të mbahet një takim i organizuar nga banoret e fshatit Vllahi se bashku më kryetarin e Komunës Agim Bahtiri. Ky takim është thirrur pasi që ky fshat ka ngritur shqetësim rreth idesë së shkëmbimit të territoreve. “Banorët e Vllahisë të shqetësuar me temën e shkëmbimit të territoreve. Të dielën me datën 18.11.2018 në ora 13:00 në shkollën fillore “Jashar Begu”, në fshatin Vllahi do të mbahet një takim i përbashkët me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetarin, Faruk  Mujka, me banorët e  fshatit Vllahi, të cilët janë mese të shqetësuar nga deklarimet e fundit të disa politikanëve por edhe me publikimin e një harte ku sipas ndarjes së re pas “Marrëveshjes Finale me Serbinë”, fshati Vllahi do të mbetej nën administrimin e komunave veriore, respektivisht të Serbisë. Në këtë takim pjesëmarrës do të jenë edhe shefat e grupeve të Asamblistëve të Komunës së Mitrovicës  si dhe mediat lokale e ato qendrore”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta …