Salih Berisha dhe Lulzim Basha

Basha dhe PD-ja prishin marrëveshjen për Reformën në Drejtësi

Mbrëmë PD-ja ka rrëzuar marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e komisionerit të Zgjerimit, Johanes Hahn për draftin final të ndryshimeve kushtetuese të Reformës në Drejtësi. Partia Demokratike kërkoi të rinegociohej për Këshillin e Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, gjë që nuk u pranua nga Partia Socialiste. Ndërkohë gjatë pasdites u prit takimi i negociatorëve që të hënën caktuan PS, PD dhe LSI për të reflektuar ndryshimet e dakordësuara në marrëveshjen me Han, transmeton tch. Po ashtu qe prej orës 21.00 ne kryesine e Kuvendit ishin mbledhur anëtarët demokratë të Komisionit të posaçëm Parlamentar të Reformës. Ata u rikthyen pas disa mospjesëmarrjesh në mbledhjet e fundit. Gjatë pasdites u mblodh edhe Konferenca e Kryetarëve, që vendosi se si do të menaxhohej seanca e nesërme e parlamentit. Por kryetarët e grupeve parlamentare u përballën me faktin se në tryezën e punës nuk ka një draft që reflekton ndryshimet e dakordësuara. Gjatë gjithë natës nuk pati draft të dakordësuar, por vetëm deklarata të Fatmir Xhafajt dhe Oerd Bylykbashit. Ky i fundit ka deklaruar se votimi i reformës në drejtësi të enjten në Parlament është i pamundur për shkak të mosdakordësisë për formulën e zgjedhjes së anëtarëve të 4 organeve të drejtësisë, përfshirë KLGJ dhe KLP.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …