leoni

Ambasadori Lu përshëndet miratimin e Reformës për Drejtësi

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar kundër shkeljes së marrëveshjes për reformën nga PD-ja

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka reaguar për shkeljen e marrëveshjes për reformën nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ambasadori Lu  është e zhgënjyer dhe vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Ambasada vlerëson se, “ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë”. “Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të Parlamentit që individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik”, thuhet më tej në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …