leoni

Thaçi shpreh dhembje e keqardhje për 14 serbët e Grackës së Lypjanit të vrarë 17 vjet më parë, në rrethana ende misterioze

Thaçi shpreh dhembje e keqardhje për 14 serbët e Grackës së Lypjanit të vrarë 17 vjet më parë, në rrethana ende misterioze

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur kurora lulesh te Pllaka e 14 serbëve të vrarë 17 vjet më parë, në fshatin Grackë të Lypjanit. Ai veprën e ka quajtur  akt kriminal, veprim jo vetëm kundër viktimave,  që sopas tij kishin qenë  duke punuar në arë, por edhe akt kundër lirisë së Kosovës dhe të ardhmes së saj demokratike. Sot lutem me dhimbje dhe shpreh edhe një herë keqardhje për të gjitha viktimat gjatë dhe pas luftës, të të gjitha komuniteteve. Çdo krim duhet të zbardhet dhe të ndëshkohet. Krimi është krim kundër kujtdo qoftë të jetë bërë, apo nga kushdo qoftë që është kryer. Ai ka thënë se duhet të zbardhet njëherë e përgjithmonë fati i të gjithë të zhdukurve, qofshin serbë, romë shqiptarë, apo çfarëdo komuniteti tjetër. Vetëm pajtimi dhe bashkëpunimi e bën Kosovën dhe rajonin vërtetë europian, ka thënë Thaçi gjatë qëndrimit në Grackën e serbëve, edhe pse dyshohet me të drejtë se ata janë vrarë nga shërbimi sekret serb.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …