Isa Mustafa

Isa Mustafa: Demarkacioni me Malin e Zi dhe pavarësia e Kosovës nuk ndyshojnë

Kryeministri Mustafa ka deklaruar se nuk ka hapësirë për një marrëveshje të re për demarkacionin, ashtu sikur  nuk ka as hapësirë për shpallje të re të Pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se në tryezën e 3 gushtit për demarkacionin do të ofrohen mendime nga fusha të ndryshme profesionale, politike dhe shkencore, por sipas tij, çdo gjë duhet të jetë në përputhshmëri me dokumentet, mbi të cilat është shpallur pavarësia e Kosovës. Sipas Mustafës, nëse qartësohet si mbi cilat dokumente Kosova ka shpallur pavarësinë e saj dhe si është definuar territori i Kosovës mbi ato dokumente, atëherë është lehtë të gjendet zgjidhja. “Në qoftë se dalin jashtë asaj, atëherë është problem të gjendet një zgjidhje. Ne e kemi shpallur pavarësinë me dokumente të pakos së Ahtisarit”, tha Mustafa, duke lënë të nënkuptohet se Pakoja famëkeqe ia ka dhuruar Malit të Zi 8.ooo hektarë tokë.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …