Brickos

Bashkatdhetarët po përballen me pritje dhe kolona të gjata në dalje të Kosovës në kufi me Serbinë deri në 9 orë pritje

Bashkatdhetarët po përballen me pritje dhe kolona të gjata në dalje të Kosovës në kufi me Serbinë deri në 9 orë pritje

Bashkatdhetarët janë duke u përballur me pritje dhe kolona të gjata në dalje të Kosovës në kufi me Serbinë. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat e fundit të fluksit nëpër pikat kufitare. Sipas këtyre të dhënave, në Merdare bashkatdhetarët janë duke pritur deri në nëntë orë apo 540 minuta për të dalë nga Kosova, kurse kolona në këtë pikëkalim kufitar ka arritur në 1.7 kilometër. Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë ka pritje e kolonë. Atje qytetarët janë duke pritur deri në një orë kurse kolona ka është e gjatë 700 metra. Sipas këtyre të dhënave, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet nuk janë më të gjata se 15 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës. Vlen të theksohet se që nga pasditja, bashkatdhetarët në Merdare janë ballafaquar me pritje për orë të tëra për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …