Bashkim Ramosaj: Kosova dhe Kosova Lindore janë pjesë e pandashme e kujtesës, identitetit dhe përpjekjeve tona kombëtare

Sot pata kënaqësinë të pres në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti, Nënkryetarin e Komunës, z. Levant Qazimi, i biri i Komandant Lleshit, si dhe z. Dardan Hyseni, bashkatdhetar, veprimtar dhe afarist i suksesshëm nga Bujanoci, me qëndrim në Gjermani.

Gjatë takimit zhvilluam një bashkëbisedim të përzemërt dhe konstruktiv për çështje me interes të përbashkët, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet shqiptarëve, në të dyja anët e kufirit.

Me këtë rast, shpreha vlerësimin dhe përgëzimet e mia për Kryetarin Arbër Pajaziti dhe bashkëpunëtorët e tij për punën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve shqiptarë të Kosovës Lindore.

Puna dhe angazhimi për ruajtjen e identitetit kombëtar, avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe zhvillimin e trevave tona në Kosovën Lindore meritojnë respekt dhe mbështetje të vazhdueshme.

Kosova dhe Kosova Lindore janë pjesë e pandashme e kujtesës, identitetit dhe përpjekjeve tona kombëtare.

Respekt për angazhimin dhe punën tuaj!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon 29 shtatorin, Ditën Botërore të Zemrës

Komuna e Vitisë, ka shënuar sot ditën botërore të zemrës nën organizimin e Qendrës Kryesore …