Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Bashkimi Evropian reagon ashpër kundër deklaratave naive dhe të pamatura të ministres së Qeverisë Kurti, Donika Shvarc

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka porositur se nëse orientimi strategjik i Kosovës është vërtet BE-ja dhe nëse Kosova dëshiron të vazhdojë në këtë rrugë, deklaratat e përhershme kritike të paargumentuara kundër BE-së dhe përfaqësuesve të saj, janë të papranueshme. Është absurde të flitet për mungesë vizioni, strategjie dhe rezultatesh të procesit të lehtësuar nga BE-ja në një situatë kur ajo është e  mbështetur nga shtetet anëtare dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës propozoi Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimi, për të cilin ranë dakord edhe kryeministri Kurti, edhe presidenti Vuçiq dhe që ofron një platformë të qartë për rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, nënvizoi Stano. E gjithë kjo,sipas Stanos, krahas përpjekjeve të vazhdueshme për të zbutur krizat e shkaktuara nga vendime apo veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara. Duke iu referuar çështjes se Asociacionit të komunave me shumicë serbe, zëdhënësi i Be-së rikujton se është detyrim i kahershëm i Kosovës. Rikujton gjithashtu se draftin e ekspertëve evropian, vet kryeministri Kurti ishte i gatshëm ta anëshkruajë.

Kontrolloni gjithashtu

Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimo Kiljunen ka thënë …