Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti në 7 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit

Rrezarta Krasniqi: Edhe ata që votuan Vetëvendosjen 51 për qind janë të zhgënjyer nga tri vitet e kësaj Qeverie

Deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi ka deklaruar se me përmendjen e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje po synon t’i mbulojë dështimet që i ka pasur gjatë këtij mandati. Këta që  i kanë pasur  51 për qind të votave  në vend se të flasin me progres e të mirat që i kanë bërë, tash iu ka ardhë koha që të merren me zgjedhje për t’i mbuluar dështimet e tyre”, u shpreh ajo. Ne  LDK jemi të gatshëm për zgjedhje, pasi 6 muaj pasi ka fituar Vetëvendosja disa komuna më të mëdha si partia e parë dhe jemi të gatshëm.  Sa më shpejt të mbahen zgjedhjet aq më mirë do të për qytetarët e Kosovës.  E pyetur se a do të ketë LDK-ja koalicione me parti tjera, Krasniqi thotë se për këtë vendos Kryesia e partisë.  LDK-ja është partia e parë në vend, dhe ndryshime të rezultatit sigurisht se presim sepse edhe ata që votuan  51 për qind janë të zhgënjyer nga tri vitet e kësaj Qeverie,  e cila nuk ka sjell ndonjë projekt që do mbahet mend”, deklaroi deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …