Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Liberalizimi i vizave është ndërruar me autonomi për serbët, Asociacioni nuk sjellë anëtarësim në KE

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është cituar të ketë deklaruar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të sjellë konflikt të përhershëm ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në veri të vendit. Ai mendon se  liberalizimi i vizave është ndërruar me autonomi për serbët në Kosovë, pasi sipas tij, Asociacioni nuk do të sjellë anëtarësim në Këshill të Evropës.   Molliqaj ka thënë se gjatë këtij viti, protestat për të kundërshtuar Qeverinë do të jenë të mëdha, pasi Asociacionin e konsideron ndarje federative mes Kosovës dhe komunitetit serb. Tashmë është e qartë që po hyjmë në faza të implementimit dhe jemi të sigurt që Kosova po shkon drejt një konfliktit të përhershëm në mes të entitetit serb në Kosovë dhe shumicës shqiptare duke krijuar një ndarje federative mes Kosovës meqë njërën anë federata e komunitetit serb dhe pjesa që janë në anën tjetër, po ashtu shprehim indicet e para të një konfederate të mundshme në horizont në të ardhmen andaj ky vit ka me na përcjell me shumë aksione e protesta në kundërshtim të kësaj dhe e dyta ka të bëj me organizimin e brendshëm”, deklaroi Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …