Gazetari nga Shqipëria, Mero Baze ka drejtuar kritika të shumta ndaj kryeministrit, Albin Kurti. Duke komentuar mos praninë e tij në samitin e Tiranës, ai ka theksuar se Albin Kurti vuan nga mania se duhet të jetë në qendër të vëmendjes aty ku shkon. “Nuk mungoi vetëm Albin Kurti. Mungoi dhe kryeministri Micotaqis. Janë dy udhëheqës të Ballkanit që janë të zemëruar me Shqipërinë. Micotaqis është i zemëruar se një kukull politike e Agimit të Art në Shqipëri, është kapur duke vjedhur vota dhe Greqia nuk arriti dot të bind SHBA-në dhe Evropën se drejtësia në Shqipëri duhet të ndikohet nga kryeministri i Greqisë. Albin Kurti është i zemëruar pse BE dhe rajoni janë dakord me politikën e Shqipërisë dhe nuk janë dakord me politikën e tij. Në një farë mënyre është zemëruar me Shqipërinë se ajo nuk ka probleme. E veçanta është që të dy të munguarit e Samitit të Tiranës i kanë punët mirë me njëri tjetrin. Pra, aktualisht Albin Kurti është më afër me Greqinë se sa me Shqipërinë” ka thënë mes tjerash gjatë intervistës për “Nacionalen” gazetari, Mero Baze.
Kontrolloni gjithashtu
Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa
Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …