Janë shuar 400 familje palestineze në sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës

Pritet arritja e një marrëveshje për armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit

Së shpejti pritet të nisin negociatat për arritjen e një marrëveshje për armëpushim në mes të Hamasit dhe Izraelit. Ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari janë në pritje të një përgjigje nga Hamasi, ndërkohë që zyrtar amerikan janë cituar të kenë thënë se Izraeli pak a shumë e ka pranuar kornizën e marrëveshjes. “Tani për tani, topi është në fushën e Hamasit dhe ne po vazhdojmë të punojmë për të arritur këtë marrëveshje sa më shpejtë që të jetë e mundur”, është cituar të ketë thënë një zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters. Radio Evropa e Lirë bënë të ditur se marrëveshja, e propozuar, përfshin 6 javë armëpushim dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi, të cilët konsiderohen si të rrezikuar, duke përfshinë të sëmurët, të moshuarit, të plagosurit dhe gratë, tha një zyrtar i administratës amerikane. Marrëveshja do lejonte hyrjen e më shumë ndihmave humanitare në Gazë. Agjencia “France Presse” njoftoi të dielën se një zyrtar i lartë i Hamasit kishte thënë se një armëpushim mund të jetë i mundur brenda 24 deri në 48 orë, nëse Izraeli pranon kërkesat e Hamasit. Sipas tij, kërkesat përfshijnë kthimin e palestinezëve të zhvendosur në Gazën veriore dhe rritjen e ndihmës humanitare. Po ashtu njoftohet se një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro, për bisedime.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …