BB: Nëse kriza vazhdon të thellohet, Kosova duhet të jenë të gatshëm për ndërhyrje të mëtejshme ekonomike

BB: Nëse kriza vazhdon të thellohet, Kosova duhet të jetë e gatshme për ndërhyrje të mëtejshme ekonomike

Deri më tani, sistemi financiar i Kosovës e ka përballuar ndikimin e krizës së shkaktuar nga COVID-19, por zgjatja e krizës mund të ushtrojë trysni mbi sistemin dhe, nëse kriza vazhdon të thellohet, politikëbërësit në Kosovë duhet të jenë të gatshëm për ndërhyrje të mëtejshme me masa të mbështetjes ekonomike dhe sociale, deklaroi Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, në Konventën Vjetore të Shoqatës së Bankave të Kosovës. Sektori bankar deri më tani është dëshmuar i qëndrueshëm sepse hyri në krizë i mirë-kapitalizuar dhe më pak i cënueshëm se në vitet paraprake. Edhe masat prudenciale të marra nga autoritetet për kufizimin e pasojave ekonomike dhe ruajtjen e stabilitetit financiar kanë dhënë kontribut të rëndësishëm. Sidoqoftë, nëse kriza vazhdon, ngarkesat përkatëse për provizionim të kredive të këqija, të kombinuara me aktivitet më të zbehur kreditor, mund të ushtrojnë trysni mbi profitabilitetin dhe rezervat e kapitalit në sektorin bankar.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …