leoni

Ibrahim Makolli: Serbia po mundohet që t’i fshehë gjurmët e krimeve të saja të kryera në luftën e Kosovës

Ende janë duke vazhduar gërmimet në Kizhevak të Serbisë, në një lokacion afër Rashkës. E tek këto gërmime bëhet fjalë për mbetjet mortore të disa personave që dyshohet të jenë të atyre që janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kryetari i Delegacionit të Kosovës për Bisedime për të Zhdukurit, Ibrahim Makolli, ka thënë se ky është lokacioni i pestë i varrezave masive të shqiptarëve në Serbi dhe se kjo e fundit po mundohet t’i fshehë gjurmët e saja nga lufta e fundit në Kosovë. Ai ka theksuar se tek këto varreza masive kanë ardhur përmes pamjeve satelitore të ofruar nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Makolli, ka shtuar se nuk mund ta dinë se sa është numri i saktë i personave të varrosur në këtë varrezë./arbresh.info/

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …