Ndahet nga jeta veterani i luftës dhe ndërtuesi i Spitalit Ushtarak të UÇK-së në Likofc, Elmi Krasniqi

Ndahet nga jeta veterani i luftës dhe ndërtuesi i Spitalit Ushtarak të UÇK-së në Likofc, Elmi Krasniqi

Veterani i luftës, Elmi Krasniqi ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të tij përmes një njoftimi për media. Krasniqi, kishte ndërtuar Spitalin e parë Ushtarak në Likofc për t’i trajtuar ushtarët e UÇK-së. Aty ishte trajtuar komandanti i UÇK-së, Mujë Krasniqi dhe shumë luftëtarë të tjerë. “Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se më i dashuri jonë Elmi Jetullah Krasniqi i  lindur me 15.09.1952 pas një sëmundje ndërroi jetë me datën 04.12.2020 duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerit bëhet me datën 05.12.2020 në fshatin Qabiq ne lagjen e Krasniqve ne ora 15:00. Për shkak të situatës se krijuar ju lusim që në varrim të mbani distancë për sigurinë e shëndetit. Të pikëlluar familja Krasniqi”, thuhet në njoftimin e familjes.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të  Kosovës në këtë organizatë. …