BE-ja përkrah Serbinë, pavarësisht krimeve e gjenocidit që ka kryer në ish-Jugosllavi

Masakra, që kryen forcat policore e ushtarake serbe në Reçak, më 15 janar të vitit 1999, ka qenë masakra, e cila pa vonuar shumë u shfaq në mediet  e botës me tërë brutalitetin dhe egërsinë primitive e fashiste të masakruesve serbë, të cilët përveç se kishin vrarë banorë të paarmatosur të fshatit, gra fëmijë e pleq, ata iu kishin sakatuar gjymtyrët, u kishin nxjerrë sytë, u kishin prerë kokat dhe kishin bërë mizori që vetëm në mesin e serbëve ka kriminelë të këtij soji që dinë të bëjnë mizori të tilla. Ngjashëm kishin vepruar edhe në Bosnje kundër myslimanëve dhe në Kroaci kundër kroatëve.


 


Mendësia shoviniste, fashiste serbe edhe sot e kësaj dite jo vetëm që nuk kërkon falje për këto dhe për të gjitha krimet që ka kryer kundër popullatës civile,  por manifeston po të njëjtën gjuhë të urrejtjes, tregon po të njëjtat aspirata hegjemoniste, edhe pse aktualisht i ka të pamundshme t’ i realizojë.


 


Serbët, të tillë sikur janë,  kanë qenë dhe po mbesin të përkëdhelurit  e shumë shteteve të Evropës dhe të BE-së në veçanti, e cila me qëllim të joshjes dhe shkëputjes së këtij shteti nga ndikimi rus, është në gjendje t’ ia plotësojë të gjitha teket dhe t’ia falë të gjitha krimet. Këtë mbështetje të pakursyer BE-ja po e bën krejt hapur, madje pa asnjë pikë keqardhjeje, sepse ende e ndien të rënduar “ndërgjegjen” se ka qenë e detyruar  të marrë pjesë në bombardimin e këtij shteti xhandar, në pranverë të vitit 1999, në kuadër të Aleancës Veri-atlantike.


Pendimin për bombardimet, që njollosën për gjithmonë këtë komb dhe historinë e tij hegjemoniste, ( Shteti i vetëm në Evropë që u bombardua nga NATO-ja),  BE-ja po bën përpjekje t’ i ndreq, duke i lejuar Serbisë, atë që nuk i ka lejuar asnjë shteti tjetër.


Jo rastësisht dhe pikërisht sot, më 15 janar 2015, në 16-vjetorin e Masakrës së Reçakut, Serbia merr kryesimin e OSBE-së, të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj organizate,  pikërisht  në ditën kur në Kosovë, 16 vjet më parë  forcat kriminale ushtarake e policore, kryen  masakrën e tmerrshme kundër civilëve të paarmatosur në Reçak. Atë ditë  serbët vranë e masakruan 48 banorë të këtij fshati e fshatrave përreth dhe ranë duke luftuar kundër barbarisë 9 luftëtarë të UÇK-së.  Pikërisht në këto ditë edhe kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq po viziton Kosovën, duke shprehur të njëjtën politikë kriminale serbe kundër shqiptarëve.  Serbia po vazhdon  fjalorin e vet politik anti -Kosovë dhe anti -shqiptar duke mohuar krimet që ka kryer për gjatë një shekulli dhe duke mos kërkuar asnjë herë falje. Madje, si shpërblim nga Evropa,  Serbia këtë kryesim në OSBE e merr si një meritë të saj për sikur thuhet “politikën e saj paqësore në rajon”. (!)


 


Cila qenka politika paqësore e Serbisë në rajon?


 


BE-ja, me qëllim të rehabilitimit të Serbisë, me qëllim të” shlyerjes së mëkateve” që ajo ka bërë kundër boshnjakëve myslimanë, kundër kroatëve katolikë dhe shqiptarëve myslimanë e katolikë, i ka ofruar Serbisë të gjitha favoret për anëtarësim në BE, edhe pse Serbia nuk ka përmbushur asnjë prej obligimeve apo detyrimeve të saj.


BE-ja ka bërë të ditur se po bën një lëshim sipas parimit, “nuk ka rregull pa një përjashtim” dhe për Serbinë është në gjendje të sakrifikojë të gjithë, sepse tekefundit Serbia është krijuar nga Evropa për që qenë shtet xhandar kundër myslimanëve në Ballkan. Këtë rol ky shtet militarist e ka luajtur për mrekulli prej vitit 1912 e deri tani në vitin 2015.  Kjo është arsyeja pse Evropa bën veshin e shurdhër kur  i thuhet se Beogradi nuk po i zbaton marrëveshjet, madje as atë të Brukselit të 19 prillit të vitit 2013, kur Serbia kishte fituar të drejtën e kthimit në Kosovë, fillimisht  përmes autonomisë së veriut. Këtë të drejtë në emër të Kosovës e kishte nënshkruar kryenegociatori, ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në emër të Serbisë kryeministri i saj, Ivica  Daçiq dhe në emër të BE-së, baronja,  Ashton.


 


Në emër të politikës paqësore Serbia kërcënon Kosovën me mosnjohje të pavarësisë dhe kthim të dhunshëm nën Serbinë. BE-ja, jo vetëm njëherë e ka bërë të ditur se kurrë nuk do të kërkojë nga Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, përderisa edhe pesë shtete të saj nuk e kanë pranuar as e kanë ndërmend ta pranojnë shtetin e Kosovës. Brukseli zyrtar nuk ka kërkuar nga Serbia asnjëherë deri tani që ajo të bëjë ndryshime në Kushtetutë, ku thuhet se Kosova është pjesë e territorit të Serbisë.


BE-ja nuk ka kërkuar nga OKB-ja formimin e një gjykate speciale për krimet serbe në Kosovë, Bosnje e Kroaci, ku forcat policore dhe ushtarake serbe kanë vrarë rreth 300.000 myslimanë, kroatë e shqiptarë.


BE-ja ka detyruar politikanët plastofilë e pa kurrizorë shqiptarë që të bisedojnë me Serbinë edhe pas verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.


Asnjë prej këtyre favoreve kriminale nuk do t’ i kishte gëzuar Serbia pa BE-në, pa mbështetjen e Brukselit zyrtar.  Këtë e dinë të gjithë, madje më së miri e dinë politikanët tanë, ministrat, deputetët dhe të gjithë pa kurrizorët. E dinë, po bëhen se nuk kanë çka bëjnë. Ata arsyetohen se nuk mund të marrin qëndrim kundër vendimeve të Evropës, por kanë për detyrë të jenë partnerë besnikë, të dëgjueshëm dhe të gatshëm për të pranuar çdo propozim, pavarësisht sa e dëmton interesin e vendit e të kombit. Vetëm duke qenë të tillë ata mbesin në pushtet dhe realizojnë qëllimet e tyre për t’u pasuruar, për t’i dhjetëfishuar e qindfishuar përfitimet, sepse  ka kush interesohet për të gjitha. 


Mënyra si i ka shtrydhur dhe po i shtrydh BE-ja politikanë tanë aktualë, është e njëjtë me mënyrën sikur i kishte ndrydhur e shtrydhur Serbia në vitet 80 të shekullit të kaluar, kur politikanët komunistë shqiptarë u pajtuan madje edhe me pezullimin e autonomisë, duke përshëndetur integrimin e Kosovës në Serbi, sikur pandehin sot të integrohen në Evropë, qoftë edhe së bashku me Serbinë, duke i ndihmuar asaj të inkuadrohet në BE dhe  duke i lëshuar pe në të gjitha kërkesat e saj hegjemoniste.


 


Nuk zhbëhet dot liria e fituar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve


 


Liria e fituar me gjakun e dëshmorëve e martirëve, gjaku i derdhur rrëke në tre katër  brezat e fundit të shqiptarëve nën robërinë kolonialiste dhe hegjemoniste serbe, nuk bëhet dot ujë dhe nuk do të harrohet kurrë. Reçaku, Meja, Abria, Çikatova, Lubeniqi, Krusha, Likoshani, Qirezi, Pusteniku e qindra vende të tjera në Kosovë, ku serbët kanë kryer krime, janë vende në të cilat kurrë-më më nuk do të shkel këmba e barbarëve, pavarësisht politikës poltrone, aktuale të Kosovës karshi Serbisë dhe BE-së.


Reçaku edhe sot na kujton ditën me acar të 15 janarit të vitit 1999, kur luftëtarët e UÇK-së bënë të pamundurën dhe ranë duke luftuar fyt për fyt kundër forcave policore serbe, me qëllim për ta mbrojtur popullatën duarthatë. Kriminelët serbë, disa qindra syresh u futën nëpër shtëpitë e shqiptarëve në Reçak dhe shfaqen fytyrën e vërtetë të egërsisë tipike serbe, si kjo që po shfaqin sot Jabllanoviqi, Vuçiqi dhe vukët e ujqit e Serbisë, pjesëtarë të një kombi ku emri dhe mbiemri më i preferuar dhe më i zgjeruar është Vuk, (Ujk) Vukiq, Vuqiq, Vukanoviq, Vukobratiq  dhe qindra patronime të tilla, të cilat vetvetiu zbulojnë origjinën, ADN-në dhe mentalitetin vrastar, të paqytetëruar, të një pjese të kësaj race. Natyrisht se kjo nuk vlen për tërë serbët, por mjerisht vlen për një pjesë të madhe të tyre, në vazhdimësi   të indoktrinuar nga Kisha me historinë e miteve, gënjeshtrës dhe falsifikimit, sikur na shfaqi dje kryeministri i Serbisë, Vuçiq, pionieri i kriminelit Sheshel dhe dy ministrat e zëvendës-ministrat e Qeverisë së Isa Mustafës e Hashim Thaçit.


 


Masakra serbe mbi banorët e Reçakut dhe gjithandej Kosovës, nuk lejojnë ta harrojmë të kaluarën, se po e harruam, po e zbehem, të njëjtat mund të na përsëriten. ( Ahmet Qeriqi)

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …