Brickos

Remzi Hoxha

Bedri Halimi: REMZI HOXHËS

Roje e atdheut ishe ti Remzi

Miku im prej drite

Nuk kam ardhë me t’pa

Korbi mban arkivolin në shpinë

E këndon me zërin e shëmtisë së bukur

Don ta përjetësoj vetën në pamundësi

Nga porosia jote për njeriun e tokën

Turma u arratis nga Korbi

U nis nga ti

Të flasin pa zëra të heshtur

E qielli qan çuditshëm

Për rrënjët e bimës së keqe

Ti na ndjen edhe kur nuk jemi në qetësi

Pas malit të fortë

Ta mbështesim ëndrrën përmbi tokë

Kohën ta qërojmë nga korbat

Mbi kreshta malesh

Të piqen lirshëm pemët

Me ty nuk do të jemi vetëm

As njeriu s’do ta braktis atdheun

Korbi është ndryshkur moti në shi

Tmerrin do ta ketë gjithmonë me vete

E ti i padukshëm gjithmonë paraqitesh

O Remzi!

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …