Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Kushtetuta, udhërrëfyes për shtet të drejtë dhe demokratik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e saj si akti më i lartë juridik i shtetit. Hamza u shpreh se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përbën themelin mbi të cilin ndërtohet rendi demokratik dhe garantohet mbrojtja e të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. “Kushtetuta mbetet udhërrëfyesi ynë për ndërtimin e një shteti ligjor, të drejtë dhe të barabartë”, deklaroi ai. Ai theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e zbatimit të plotë të Kushtetutës në çdo rrethanë, duke nënvizuar se respektimi i saj është kyç për funksionimin e shtetit dhe forcimin e institucioneve. Në përmbyllje, Hamza riafirmoi përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për mbrojtjen e këtij akti themelor, duke uruar qytetarët: “Gëzuar Dita e Kushtetutës!”.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …